"Filloi mosbindja civile e cila do të flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të historisë njëlloj si etërit e tij. Edi Rama do ti kujtoj një moment. Më 20 shkurt të 1991 është evakuuar me autoblindë të ushtrisë nga Ramiz Alia bashkë me njerëz të tjerë dhe është dërguar në Zall-Herr. Tani Edi Rama nuk ka më Zall Herr më për ty, as në Surrel nuk mund të rrish.Të garantoj që kjo çadër do të ngrejë ty nga ajo zyrë, do të të japë ty vendin që meriton dhe mos mendo se do të çojë Mimi autoblindat se nuk do jetë as ajo aty ku është”, tha Berisha duke shtuar se Rama është armiku i të rinjve.
Nga ana tjetër Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po përdor nxënësit dhe mësuesit për fushatë.
Duke folur dhe për drogën dhe krahasimin me Noriegën Berisha tha: “Mund të ketë prej jush që shkojnë dhe me tutje por një gjë jua them me dashuri respekt dhe dhimbje, asgjë nuk ju shkatërron ju dhe të ardhmen sesa droga, dhe kjo betejë që ne bëjmë e bëjmë mbi të gjitha sepse ne besojmë tek ju, tek e ardhmja e Shqipërisë në duart tuaj. Karshi nesh është një drogmen një përdorues droge, një njeri i papërgjegjshëm , e shndërroi Shqipërinë në narkorepublikë. Narkorepublika ka ekzistuar vetëm një në botë, Panamaja e Noriegës, njëlloj si Edi Rama pasi bëri fushatë të gjerë për legalizimin e drogës, pasi urdhëroi policinë për infrastrukturën e mbjelljes së saj, tani kërkon votat nëpërmjet drogës. Jemi të vendosur për të bërë çdo sakrificë, për të çmontuar republikën e Noriegës”.
Ish-kryeministri akuzoi Ramën dhe për mos mbajtjen e premtimeve gjatë 4 viteve qeverisje.
“Të dashur të rinj vjen tek ju me fjalë boshe, kakaris si gjel në pleh, por pyesni prindërit tuaj pavarësisht nga bindja partiake, cili nga 41 premtimet kryesore ka mbajtur në këto 4 vite. Sot gazeta më e madhe e botës gjermane i jep një përgjigje për të gjithë ju, që të gjithë premtimet e tij u faktuan pas 4 vitesh, vetëm fjalë boshe. Pyesni ju të rinj që ishit e detyrim në Korçë pyesni prindërit kush shiti prodhimet më mirë gjatë 4 viteve, cili prej tyre mori naftën si kompensim, cili prej tyre mund t ju thotë ju se ka 5 fishuar investimet për fshatin shqiptar, dhe ka barazuar pensionet e fshatit me qytetin. Premtoi heqjen e taksave për biznesin e vogël, vetëm qiranë e ka bërë më shumë se sa paguanin të gjithë bizneset e vogla së bashku. Premtoi se do uli çmimin e energjisë”.
Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën për lejet e legalizimeve duke i quajtuar ato letra fallco.
"Lejet e legalizimeve janë letra fallco për t’ju hedhur hi syve për mashtrimet që ju ka bërë gjatë 4 viteve. Janë letra pa vlerë Kini besim të madh se PD se qeveria e ardhshme e kryeministrit Lulzim Basha do të konsiderojë tapinë një euro për çdo legalizim", tha Berisha duke folur për lejet e legalizimeve.
Duke vijuar me deklaratat për vendosmëri të qëndresës, Berisha tha: "Çadra e lirisë është bërë çështje evropiane dhe botërore, sepse është liria e votës është vota e lirë. Ju keni dëgjuar dhe do dëgjoni miq vizitorë që thonë PD të votojë reformën, unë jua them me gjithë respektin që kam ndaj tyre se s bëjnë gjë tjetër vetëm përsërisin fjalët e Edi Ramës. Sepse PD spo qëndron për votën por për ato parime për të cilat ndërtohet demokracia".
PJESE NGA FJALA E BERISHES
“Ju këtu, të vendosur për këtë betejë vendimtare, për zemrën e shqiptarëve, votën e lirë.
Të hënën që kaloi, unioni demokratik, që ka shtatmadhorinë e vet në këtë çadër, shtabin e vet në këtë çadër, njohu një zhvillim të madh: Filloi mosbindjen civile!
Dua t’ju kujtoj një moment: Më 20 shkurt 1991, është evakuuar Ramiz Alia bashkë me familjen e tij dhe është dërguar në Zall Herr.
Tani Edi Rama nuk ka Zall Herr për ty. As në Surrel nuk mund të rrish. Të garantoj se kjo çadër do të largojë ty nga ajo zyrë, do të të japë vendin që meriton.
Mos mendo që do të çojë Mimi autoblindat, se nuk do të jetë as ajo aty ku është!”.
Edi Rama po shëtit këto ditë nëpër Shqipëri me një moto për të zëvendësuar mashtrimet e reja me gënjeshtra të reja. Thotë : Kemi bërë shumë, por më shumë do të bëjmë. “Kemi mashtruar shumë, por më shumë do të mashtrojmë”.
Këto kohë, meqë kjo është pranvera më e thellë e vetmisë së tij, me detyrim merre nxënësit e shkollave nga Delvina në Vlorë, nga Elbasani dhe Përrenjasi i çon në Korçë, me ndjenjat më miqësore iu drejtohem këtyre të rinjve: Mos u mashtroni nga ky njeri, pas diktatorëve të diktaturës komuniste është armiku më i egër personal i çdo të riu shqiptar.
Shtroni sot pyetjen vetes: Çfarë ka ndodhur me shkollimin tuaj në 4 vite? Do të gjeni se familjet tuaja ishin të detyruar në vitin 2016 të paguanin tyre herë më shumë tarifën shkollimit se në vitin 2013!
Do të gjeni se në vitin 2017 se në ligjin e mbylljes së dyerve të universiteteve për të varfrit do të paguajë 4 herë më shumë se 4 vite më parë si tarifë universitare.
Shkollimi është vetëm njëra anë.
Hidhi sytë tek bashkëmoshatarët tuaj: Sa prej tyre janë punësuar? Papunësia sot për të rinj është 50% nga 21% që ishte. Lini shifrat, hidhni sytë tek bashkëmoshatarët tuaj, njerëzit që ju njihini: Janë të punësuar apo janë të detyruar të largohen për kafshatën e gojës?!
Ne po luftojmë në këtë çadër më shumë se për çdo gjë tjetër për ju dhe të ardhmen tuaj! Kur vendi juaj nuk ju siguron një shkollim, me Noriegën në krye, ju bën gjëmën me drogën!
Mund të ketë prej jush që thith ndonjë cigare hashash dhe ajo ka shijen e vet. Ka prej jush që shkojnë edhe më tutje....Por edhe një gjë jua them me keqardhjen më të madhe: asgjë nuk e shkatërron më shumë njeriun dhe vitalitetin e tij sesa droga dhe kjo betejë që ne bëjmë është se ne besojmë tek ju, tek e ardhmja e Shqipërisë në duart tuaja.
Këtu përballë nesh është një drogmen, një përdorues droge pervers, një njeri i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narkorepublikë dhe ju them të lexoni se çfarë janë narkorepublikat.
Nuk ishte Kolumbia, por Panajama e Noriegës, njeriu që e shndërroi Panamanë në epiqendër të të gjitha trafiqeve të Amerikës Latine, që e bëri bankën e tij si Edi Rama, kanal të zi të larjes së parave të drogës. Edi Rama, si Noriega pasi bëri fushatë për mbjelljen e drogës, kërkon votat përmes drogës. Ne jemi këtu për t’i thënë atij se jemi këtu për të bërë çdo sakrificë për të çmontuar republikën e Noriegës.
Të dashur të rinj!
Vjen tek ju me fjalë boshe, kakaris si gjel në pleh! Pyesni prindërit tuaj, pavarësisht nga përkatësia përkatëse.
Ju të rinj që ishit me detyrim dje në Korçë: Pyesni prindërit tuaj, cilit prej tyre i shkoi rruga tek ngastra, uji tek parcela këto 4 vjet?
Cili prej tyre shiti prodhimet më mirë gjatë 4 viteve? Mori naftën pa akcizë, pa taksën e qarkullimit gjatë këtyre 4 viteve? Cili prej jush mund t’ju thotë se ai barazoi pensionet e fshatit me të qytetit? Cili mund të thotë se ka 5-fishuar investimet për fshatin shqiptar?
Atëhërë të gjithë ju duhet të ngriheni fuqishëm kundër një mashtruesi.
E njëjta gjë është në qytet.
Premtoi heqjen e taksave për biznesin e vogël! Vetëm taksën e qerasë e ka bërë më të larta se të gjitha taksat.
Premtoi se do të hiqte tvsh e ushqimeve. Sot ato janë 15 % më shtrenjtë se ç’ishin 4 vite më parë.
Gazeta më e madhe gjermane shkruan sot për premtimet tij, të gjitha fjalë boshe. Nuk është mirë të na i thonë gazetat e botës se janë fjalë boshe.
Shëtit si fantazma e Nastradimit nga një zonë në tjetrin duke shpërndarë lejet e legalizimit. Po ç’janë ato? Letra më e pavlerë që ekziston! Nje letër falso me të cilën ai do t’ju hedhë hi syve për mashtrimin që thotë se do të bëjë legalizimet falas.
Pyesni pak: Sa janë tarifat sot krahasuar me 3 vjet më parë? Janë 60% më të larta dhe ka tendencë t’i rrisë më shumë! Sa tapi janë të firmosura? As 1000 nuk janë. Të gjitha ato janë leje mahstrimi..
Qeveria e ardhshme e kryeministrit Lulzim Basha do të konsiderojë tapinë 1 euro për të gjithë ju!
Çadra e opozitës, protesta, është bërë një çështje europiane,perëndimore, botërore, sepse çështje është vota e lirë.
Ju keni dëgjuar dhe do të dëgjoni prapë, miq, vizitorë, që thonë “Votoni reformën”.Unë kam respektin më të madh për ta. Por, PD, po qëndron për votën, po qëndron edhe për ato parime mbi të cilat qëndron drejtësia. Ndaj ju qytetarë duhet të uleni dhe t’i shpjegoni çdo shqiptari të vërtetën siç është: Më 21 korrik, Lulzim Basha, Ilir Meta, Edi Rama ranë dakord për të votuar bashkarisht reformën zgjedhore, 7 ligjet e drejtësisë.
Jo Edi Rama, por Lulzim Basha mori urimet më të përzemërta.
Të nesërmen, Edi Ligësia, shkeli marrëveshjen! Nga 7 ligje, votoi 6 prej tyre pa konsensus. Do të votonte edhe prokurorinë speciale, por e ndaloi amabasada amerikane që i tha se duhen votuar me konsensus ndryshe ambasada s’të mbështet.
E bëri për sytë e bukur të opozitës apo për dashurinë ndaj opozitës? Jo!
Ta dini se shkatërrimtari i reformës në drejtësi është Edi Rama sepse është i lidhur nga gishti i këmbës deri tek koka me krimin, drogën, vjedhjen.
Është Edi Rama me një rezidencë të gjatë sa një pallat që s’ka shpenzuar asnjë qindarkë, që ka ndërtuar pallat 5 katësh kur ishte kryebashkiak pa asnjë faturë, që kur erdhi në pushtet filloi trafikun e kokainës, është Edi Rama që për hapi drogën në të gjithë Shqipërinë dhe krijoi këtu narkorepublikën.
Është Edi Rama, sepse ndau qindra miliona euro për CEZ në kurrin të taksapaguesve. Ky s’po bën shtet por vetëm narkorepublikën.
Para pak minutash po lexoja sesi firma e një trafikanti, një të akuzuari për vrasje, firma e kryearit të bashkisë së Poliçanit ka detyrime ndaj KESH-it të papaguara 180 mijë USD!
Mendoni për një moment, një statistikë tjetër: Në 2015 arrestuan 22 mijë shqiptarë se nuk kishin paguar faturat e energjisë elektrike: E arrestuan tjetrin dhe vdiq në burg për 35 USD! E lanë të vdiste nga i ftohti një 19-vjeçar në fshatrat më të thella të Mirditës kurse baroni i drogës dhe i vrasjes, miku i ngushtë i Edi Ramës nuk paguan 180 mijë USD!
Ky është narkoshteti, shteti i banditëve që duhet të çmontohet!
Çdo ditë na takon të mendojmë për format më të fuqishme të mosbindjes civile dhe i themi Edi Ramës: Mos guxo, mos guxo të shkosh drejt zgjedhjeve se do të kesh fundin fatal që meriton me duart e tyre!
Të jesh i bindur që ata që ke rreth teje nuk kanë hall tjetër veç milionat që kanë vjedhur së bashku me ty, nuk kanë asnjë dashuri për ty. Ata do t’ia mbathin shumica të veshur me rroba grash siç bëri Gramoz Ruçi në 1996-ën.
Po tani është revolucioni demokrat që do t’ju kërrejë me radhë aty ku e meritoni.
Edi Rama, mos mendo se mund të shkosh ën zgjedhje duke ua përvetësuar votën shqiptarëv. Jetën jemi të vendosur ta japim, por votën jo! Fitore.
Redaksia Online
d.b, B.B/Shqiptarja.com