​Biblioteka Kombëtare:U dëmtuan
3 raft librash,por jo vlerat e rralla

​Biblioteka Kombëtare:U dëmtuan<br />3 raft librash,por jo vlerat e rralla
TIRANE-Zjarri që ra dje në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare ka djegur vetëm botime të gjuhës shqipe të botuara pas viteve 2000 dhe jo fondin e rrallë antik me vlera të rralla. Kështu bën të ditur në një njoftim zyrtar, Biblioteka Kombëtare mbi situatën e djeshme me zjarrin.
 
Sipas Bibliotekës:
-      nga të dhënat paraprake rezultojnë të dëmtuara 3 rafte me libra. Një pjesë e tyre janë   botime të Fondit të përgjishëm në gjuhën shqipe të botuara pas viteve 2000 si dhe botime të Fondit në gjuhë të Huaj. Këto janë të dhënat paraprake, por jo përfundimtare dhe të plota.
 
-      Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është ende pritje të raportit të Ekspertizës.
 
 -     Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë thekson edhe njëherë që se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe arkivi shqip, si dhe Baza e elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-së.
 
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë thekson se duke ndjerë detyrimin për të qenë transparente në informacionet që përcjell për publikun dhe lexuesin, do të vijojë të përcjellë informacioneve të mëtejshme.
 
 Zjarri që ra dje pak para mesditës në Bibliotekën Kombëtare alarmoi studiues të ndryshëm. Sipas tyre dyshohet se zjarri ka prekur botime të vjetra me vlera të mëdha gjuhësore e letrare.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit