​Blushi shan Paktin, Rama: Je te
tepsia! Berisha:Je xheloz nga dashuria!

​Blushi shan Paktin, Rama: Je te<br />tepsia! Berisha:Je xheloz nga dashuria!
TIRANË-Xhelozi e dashuri! Me këto dy lloje ndjenjash u karakterizua debati mes kreut të LIBRA Ben Blushi me Edi Ramën, Sali Berishën, Edi Palokën në këtë seancë të sesionit të jashtëzakonshëm në Parlament ku u votuan  ndryshimet sipas marrëveshjes Rama-Basha.
I pari ishte Blushi qe shau paktin PD-PS, ndërsa me të replikoi Rama, por jo vetëm ai. Paloka e Berisha sulmuan Blushin, duke i treguar se po behet xheloz nga ndjenja e dashurise qe po lind, kurse Meta i ve vulen duke thene se 'duhet te vijojnë seancën me dashuri pa xhelozi'.

Blushi
"Votoni Rilindjen me Berishën ose Ramën me çadrën". Kështu u shpreh Ben Blushi me një fjalim në seancën e parlamentit duke kritikuar marrëveshjen Rama-Basha.

Ngrihuni e bjeruni, katunarë e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë. Kështu do e hani më 25 Qershor”, tha kreu i LIBRA Blushi duke recituar vargjet e Fan Nolit.

Sipas Blushit, marrëveshja Rama-Basha u bë për një arsye të thjeshtë.
“Për t’i shpëtuar Vettingut".

Blushi nuk e kurseu as ironinë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kur tha se ai e mori atë që donte.

Ku e keni Lulin sot? Luli e mori biberonin në gojë, pushoi nuk qan më”, tha ai.

Sipas kreut te LIBRA, maxhoranca ka marrë banditët pranë saj, numri i të cilëve sipas tij u shtua me Berishën.

Do ishte e papërshtatshmje t’ua prishja dasmën. Sapo krijuat një qeveri të përbashkët. Është për të qeshur, por edhe për të qarë. Pas 27 vjetësh sharjesh, fyerjesh dhe vjedhjesh, Edi Ramën dhe Sali Berishën i keni bashkë. Saliu qesh, se e donte këtë marrëveshje me Rilindjen. Ju që s’latë bandit edhe kriminel, edhe vrasës në Rilindje, u kishte mbetur vetëm 1 pa futur, Sali Berisha, e futët edhe Sali Berishën. Nuk e meritonte Shqipëria këtë”, tha Blushi.

Në nisje të seancës Blushi ka kërkuar prezantimin e ndryshimeve ligjore dhe zhvillimin e debateve. Sipas tij nuk mund të bëhen ndryshimet ligjore pa u njohur me to.

Sipas rregullit dikush duhet t’i prezantojë ndryshimet. Ju nuk mund të kaloni në votim para se të ezauroni këtë procedurë standarte. Ligj, Kod pa debat nuk mund të kalojë. Na lini mundësi të flasim pavarësisht se na i sollët në momentet e fundit”, tha ai.



Rama
Rama replikon duke ia kthyer përgjigjen mbi vargjet e Nolit që kreu i LIBRA recitoi.
Nuk gjendet një katundar e punëtor që i beson Ben Blushit. Nuk e di a do jesh prapë këtu, a do na mungosh nuk e di, por përgatitu se mua këtu do më gjesh. Je dembel dhe nuk do të mësosh, je hipokrit se ke frikë se por t’i mësosh se ke frikë se është ndryshe nga ajo që ti mendon. PS do ta votojnë më shumë se në 2013. Nuk e di a do jesh ti prap këtu, po je s’je përgatitu se këtu më ke mua me këtë bluzë në këtë pozicion dhe nuk e di kush do të votojë apo jo, por që unë do të jem këtu, që të mos zhgënjehesh aq shumë sa me marrëveshjen

"Ben Blushi ka lidhje të fortë me tepsinë. Ndihet i privuar në pjesën e tepsisë. Është bërë jo ndryshim në qeveri për të ndarë tepsinë. Ministrat që sot janë votuar këtu nuk kanë ardhur në qeveri për të përfaqësuar PD, por për të garantuar PD dhe opozitën si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve. Edhe sikur PD mos të hynte në zgjedhje, kishte dalë një urdhër më parë që tashmë do monitorohet nga zv.kryeministrja për ndalimin e të gjitha shpenzimeve dhe procedurave të reja në të gjithë kohën e fushatës. Faktikisht edhe pa PD në zgjedhje qeveria deri në 25 Qershor do ishte thjesht administratore e të përditshmes".

Paloka: Për të bërë opozitën falso, sot na flet për parime, mos na kthe në qesharakë, zoti Kryetar nuk jemi këtu për të dëgjuar të virgjrit që janë qepur pas virgjërimit, se nuk ka për ça flet tjetër.

Blushi:  I vlejti se foli 20 minuta sikur kishte hallvë në gojë, çështja është ça tha, nuk tha asnjë fjalë për Saliun, e ka aleatë, të mbrojti ty kundër meje, e ka më kollaj kur të shan ty sesa mua. Ky ka harxhuar 10 mijë euro për të dalë në transmetim.  Kush i paguan këto për të parë budallait e tij. A ka fol për vende punë, për dritat, për shëndetësinë. Kjo është tepsia e tij. Para tre ditësh isha në Lezhe dhe më kapi një Lezhianë.
Ore çfarë thua bashkëqeverisje? Dhe më tha se “unë kam qenë me 21 janar, po jam gjallë Edi Rama nuk më vrau dot.  Po sot jua autorët e 21 janarit jeni bashkë.
Kush është ai shqiptarë që beson se do të bëni drejtësi.
Ti Paloka ishe qe thoje “Kolegu i mazhorancës për Edi Ramën e kishe”. Kjo është një ditë e prapë dhe jam kundër të gjithë jush. Është tatuazhi i turit i tij dhe i të gjithëve juve. Po pyet xhaxhain e Aleks Nikës se cfarë thotë për marrëveshjen, a e donin të vrarët e 21 Janarit këtë marrëveshje tënden me Bashën

Rama: Do Blushi nuk do Blushi këtë vit do hapim negociatat me Bashkimin Europian. Ike nga PS për tepsinë dhe Blush që fajin e ka Saliu, Blush e ka pasur e ka dhe do e ketë

Berisha: Nuk do të komentojë marrëveshje, se jam shprehur se ajo është një ëin ëin story, por do të them vetëm dy fjalë. Jam mjek dhe nuk më shqit asgjë mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Xhelozia është sentimenti që lind në dashuri, i cili është nga personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër. Njerëz me ndjenja jemi ne. Më përmallove kur recitove Nolin, ka filluar të të duket vetja Nol. Mos harro asnjë herë dashuria lind xhelozine, xhelozia shkatërron xhelozinë, se qëllimi yt është të kthehes aty nga dole.

Meta: Jam i pafuqishëm ta ndal gjithë këtë. (Qesh) Vazhdojmë me dashuri pa xhelozi

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat