​Bob Dylan refuzon t’u përgjigjet
telefonatave të 'Nobel-it'

​Bob Dylan refuzon t’u përgjigjet<br />telefonatave të 'Nobel-it'
Mbase është e drejta e tij ta pranojë ose jo çmimin Nobel, por këngëtari Bob Dylan refuzon të ngrejë dhe telefonin që t’u kthejë një përgjigje komisionit që i dha trofeun.

Sekretarja e Komitetit, Sara Danius i tha radios shtetërore suedeze se ata janë dorëzuar dhe nuk tentojnë më të kontaktojnë me këngëtarin.

“Edhe nëse nuk vjen, nderimi i shkon atij. Do bëhet një festë e madhe dhe ne mendojmë se do vijë,” tha sekretarja e komisionit duke shtuar, se shpreson që ai të shkojë të paktën të tërheqë çmimin.

Kur u shpall javën e shkuar se Bob Dylan ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, u provokua një valë diskutimesh online.

A duhej ta fitonte një muzikant çmimin më të rëndësishëm për letërsi?

Dylan dha dy koncerte, të enjten- kur u shpall çmimi- dhe të premten. Por nuk bëri asnjë koment.

Çmimi Nobel ka një vlerë monetare prej 900 mijë dollarësh, por a i intereson kjo këngëtarit?

“I intereson ose jo, ne do e bëjmë festën. Vjen ai ose jo, ne do të festojmë për të”, tha Sekretarja e Komitetit të Çmimit Nobel, Sara Danius.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!