​Boks, Pesë klasiket më të mira
të Heavyweightit

​Boks, Pesë klasiket më të mira<br />të Heavyweightit
Dueli epik midis Anthony Joshua dhe Wladimir Klitchko konsiderohet si rikthimi i peshave të rënda të boksit në majën e lavdisë.

Prej mëse një dekade, Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather Jr. mbajtën në piedestal kategorinë e welterweight-it duke lënë peshat e rënda në hije.

Beteja e 27 prillit 2017 mes Joshua dhe Klitchko u konsiderua si ndeshja më e mirë e boksit e dekadës së fundit dhe si ndeshja më e madhe e kategorisë Heavyweight pas duelit të vitit 2002 për unifikimin e titujve midis Mike Tyson-it dhe Lennox Lewis-it.

Site-i Sport on Earth liston 5 ndeshjet më të lavdishme të peshave të rënda të boksit përgjatë një shekulli.

b6

1 Muhammad Ali vs. Joe Frazier, ndeshja e 3-të (1975)
Njëri nga rivalitetet më të mëdha të sportit, ALI vs. FRAZIER është dëshmia më e pakontestueshme ku lavdia dhe katastrofa ndahen nga një fije peri. E titulluar ̏THRILLA IN MANILA ̋, ndeshja mbylli triologjinë e sfidave mes dy kampionëve amerikanë. Ndeshja mbahet mend për brutalitetin, vendosmërinë, rezistencën dhe etjen për shkatërrim moral dhe fizik të kundërshtarit. Ali dhe Frazier pas kësaj beteje të paepur nuk e ruajtën më formën e mëparshme. Të dy kishin fituar nga një ndeshje në dy përballjet e mëparshme. Në fund të raundit të 14-të, Frazier nuk pranonte këshillën e trajnerit për t ̓u tërhequr për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë në sy nga goditjet e Ali-së.Por Eddi Futch, trajneri i Frazier në shenjë dorëzimi lëshoi peshqirin e boksierit të tij në tapetin e ringut për t ̓i dhënë fitoren armikut të ̏Smokin ̓ Joe ̋. Pas ndeshjes, Muhammad Ali e konsideroi Frazier-in si ̏boksierin më të mirë, vetëm pas tij ̋dhe duelin e fundit mes tyre si ̏momentin më të afërt me vdekjen ̋.
 
b1

2 Jack Dempsey vs. Luis Firpo (1923)
Dempsey-t iu deshën 237 sekonda për të mposhtur argjentasin Firpo, por kjo ndeshje arriti përmasat e një drame të vërtetë. Firpo u rrëzua shtatë herë nga Dempsey në raundin e parë, por duke marrë revansh ai e goditi kampionin në fuqi me të djathtën duke e hedhur jashtë ringut. Pasi Dempsey u ngrit në këmbë te numërimi te nënta, u rikthye në ring për ta rrëzuar kundërshtarin dhe dy herë të tjera për të mbrojtur titullin. Pas ndeshjes, Dempsey pranoi se nga goditja e fuqishme e Firpo-s, ̏ai pa 8 milionë shkëndija që i dilnin nga sytë dhe këmbët mezi e cuan te këndi i tij në ring ̋. Edhe pse ̏Demi nga Pampas-i ̋ nuk fitoi anjëherë një titull botëror, ai la një trashëgimi mbresëlënëse mes amerikanolatinëve. Shumë rrugë në Argjentinë mbajnë sot emrin e tij.

 b2

3 Muhammad Ali vs. Joe Frazier, ndeshja e parë (1971)
Shumë njerëz e konsiderojnë këtë ndeshje si ndeshja më e mirë e të gjitha kohërave, kjo cështje lë shumë për të diskutuar por nuk mund të mohohet që kjo është ndeshja më përcaktuese e sportit të boksit. Për herë të parë viheshin përballë dy boksierë që ruanin statusin e të pamposhturve. Bastet favorizonin ndjeshëm Alinë, i cili ishte rikthyer në arenën e boksit profesionist pas tre vitesh pezullim nga Federata Amerikane e Boksit për refuzim pjesëmarrjeje në Luftën e Vietnamit. Por ndeshja mban firmën e vetëm një boksieri, Frazierit. Ai u bë boksieri i pari që theu mitin e pathyeshmërisë së Ali-së dhe i pari që e hodhi në tapet. Në vitet pasardhëse, marrëdhëniet mes të dyve u përkeqësuan.

b3
 
4 Rocky Marciano vs. Joe Walcott (1952)
Ndeshja më e komplikuar në karrierën e Marcianos. Boksieri i vetëm e kategorisë Heavyweight, që nuk është mundur asnjëherë, vuajti deri në fund për të mposhtur rivalin e egër Walcott. Epilogu i ndeshjes u vendos në raundin e 13-të nga Marciano, i cili fitoi ndeshjen dhe titullin kampion bote me KO.Deri në këtë raund, Joe Walcott dominonte me pikë ndaj Marcianos dhe boksierit me origjinë italiane duhej të fitonte medoemos me KO. Në raundin e 13-të,Marciano e detyroi kampionin në fuqi Walcott të tërhiqej te litarët dhe e goditi pas një presingu të gjatë në nofull me të djathtën. Shumë specialistë e kanë vlerësuar si një nga goditjet më të fuqishme në historinë e boksit. Në ndeshjen e revanshit të një viti më vonë,Marciano e likuidoi kundërshtarin që në raundin e parë me KO.

b4

5 Larry Holmes vs. Ken Norton (1978)
Rezultati më i ngushtë i regjistruar në historinë e dueleve të peshave të rënda. Holmes dhe Norton garonin për titullin WBC të lënë vakant nga Muhammad Ali, i cili ishte tërhequr nga boksi. Bëhej fjalë se kush do të zëvendësonte legjendarin Ali si pasardhësi i tij i merituar. Norton ishte përballur në të kaluarën me Alinë dhe e kishte mundur në njërën prej ndeshjeve midis tyre duke i shkaktuar një frakturë në nofull. Ndeshja Holmes-Norton u mbyll me vendim të pjesshëm dhe në raundin e fundit të dy boksierët lëshuan goditje spektakolare në drejtim të njëri-tjetrit. Vendimi final shënoi këtë rezultat 143-142, 143-142 dhe 142-143 në favor të Holmes. Vetëm një pikë vendosi fatin e këtij dueli titanik.

b5 

Redaksia Online
t.v/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën