Boshnjakët kanë vendosur të tallen me serbët, me një "tren" me mbishkrime "Byreku është më mish".
 
Reagimi i boshnjakëve vjen pas incidentit mes Prishtinës dhe Beogradit, pasi serbët nisën në Kosovë një tren me mesazhe nacionaliste të tipit "Kosova është Serbi".
 
E përditshmja e Sarajevës, “Dnevni Avaz” shkruan se qytetarët boshnjakë kanë vendosur që të ironizojnë trenin e serbëve sipas mënyrës së tyre.
 
Ata kanë publikuar në rrjetet sociale një fotomontazh të versionit boshnjak të trenit i cili do të duhej të udhëtonte nga Sarajeva për në Beograd.
 
Ndërsa në trenin serb ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”, në “trenin boshnjak” shkruhet: “Byreku është me mish”.


treni serb
(Fotomontazhi i boshnjakëve)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com