​Braçe: Turp! Kukësi nuk ka
nevojë të fitojë kështu

​Braçe: Turp! Kukësi nuk ka<br />nevojë të fitojë kështu
TIRANË-Deputeti socialist Erjon Braçe e ka konsideruar turp fitoren e Kukësit ndaj Tiranës, ndërsa një sërë kritikash ka hedhur ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sipas deputetit tifoz të futbollit, Kukësi nuk ka fituar ndershmërisht dhe kjo është një fyerje e madhe për futbollin.

Cfare turpi!
Cfare turpi!
Me jane hedhur ne fyt llapaqenet e Federates Shqiptare te Futbollit dhe jane cjerre e jane keputur duke bere kore kunder meje ne stadium tifozet e ekipeve "fituese", thjesht pse kam thene te verteten per kete gare!!
Kjo e sotmja, mes Tiranes e Kukesit, me jep edhe nje here me shume te drejte!
Kjo nuk eshte gare! Fare!
Ketu nuk ka fitues nga gara, ketu ka fitues te paracaktuar!
Shikoni,
Kukesi nuk ka nevoje te fitoje keshtu.
I ka te gjitha mundesite te fitoje ndershmerisht.
Ky nuk eshte Kukesi me i mire i viteve te fundit!
Kukesi i disa viteve me pare ishte me i forte, por ishte edhe me i ndershem, qartesisht me i ndershem.
Nuk e lane te fitonte.
Sistemi qe paracakton fituesin e kesaj gare futbolli, nuk e lejoi Kukesin te fitonte edhe pse ai shkelqente si pak kush ne Evrope, atje ku luhej ndershmerisht.
Por Kukesi ka ndryshuar.
Tani ka mesuar se si "fitohet", i eshte dorezuar sistemit.
Ndeshja e sotme eshte "ndeshje kartoline", "futbolli bio", "me i miri i pas viteve 1990-te".
Ja ku e keni!
Rjetet po ulerijne!
Njerezit nuk e durojne dot me sistemin dhe kete produkt te tij.
Fyerje e madhe dhe masive per cdokend qe e do futbollin.
Por edhe shkaterrim i shumefishte, per ata femije e te rinj qe luajne futboll, per te gjithe ata sipermarres qe investojne apo mendojne te investojne per te ndertuar ekonomine e futbollit.
Talente pa fund tek Tirana,
djem te rinj, fare te rinj plot talent por qe mesohen se,
futbolli nuk eshte gare.
Cfare demi kriminal ndaj tyre!
Por demi me i madh eshte ai tek i cili kam insistuar;
Ekonomia e futbollit!
Kush eshte i cmenduri qe do investoje tani ne futboll?
Cili do hedhe parate e tij ne nje "ekonomi" ku fituesi eshte nje dhe i paravendosur nderkohe te gjithe te tjeret ne kete "ekonomi", jane paracaktuar te humbasin para?
Asnje!
Ne fund;
Si mund te paguhet per te pare kete gare?!
Ne stadium apo edhe ne tv.
Me pagese jane te dyja!
Asnje!
Dhe kur nuk paguan askush, as per te luajtur nje ekip, dy, tre e me shume, kur nuk paguan askush per te pare kete gare ne stadium apo ne tv, atehere ekonomia e futbollit ka marre fund, eshte rrenuar!
Ky eshte krim!
E kam thene e do vijoj ta them deri ne fund.
Tani merreni kete ndeshje, hidheni ne nje cd dhe jepjani kandidatit per Komitetin Egzekutiv te UEFA-s si "kartoline" e futbollit te tij.
Me "futbollin e tij" po behet udheheqes i futbollit ne Evrope, jo?
Tani, nese Armando Duka nuk e merr cd-ne e kesaj ndeshje me vete, te jeni te bindur se 30 minutat e fundit te saj, do postohen cdo minute ne faqen e UEFA-s.
Patjeter, per ti bere fushaten fituese Armando Dukes me "futbollin e tij".


(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos