​Bravo bën mrekullinë, skualifikon
Portugalinë dhe çon Kilin në finale

​Bravo bën mrekullinë, skualifikon<br />Portugalinë dhe çon Kilin në finale
Skuadra e Kilit ka eliminuar Portugalinë, pas 120 minutave lojë dhe penalltive të pritura nga portieri i Manchester City, Claudio Bravo.
 
Kili ka kaluar në finalen e Kupës së Konfederatave dhe do të presë Gjermaninë ose Meksikën të cilat do të luajnë nesër në darkë, në gjysmefinalen e dytë të Kupës së Konfederatave.
 
Kampionët e Amerikës Latine janë pretendentë për titullin kampionë pasi kanë zhvilluar një supersezon duke eliminuar, Argjentinën, Brazilin, Uruguajin, etj.
 
Gjatë kohës së rregullt të dy skuadrat kishin shanset e tyre për të shënuar golin e fitores, por mungoi fati në fund, sidomos Kilit, që dy herë radhazi goditi shtyllën në kohën shtesë.
 
Në penalltitë e goditura, kilianët u treguan tepër të zotë duke shënuar të treja goditjet radhas, ndërkohë portieri Bravo u kthye në heroin e skuadrës duke pritur tre penallti radhas dhe duke skualifikuar Portugalinë.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot