​Bregu kundër amendamenteve të
PD: KE të çelë negociatat pasnesë

​Bregu kundër amendamenteve të<br />PD: KE të çelë negociatat pasnesë
Deputetja Majlinda Bregu ka dal kundër qëndrimit zyrtar të PD për çeljen e negociatave duke i kërkuar Komisionit ti çel ato pasnesër. Në fjalimin e saj Bregu theksoi se nuk ka mënyrë tjetër për të detyruar qeverinë e politikën për të ndërmarrë seriozisht reformat se sa kjo rruge. Siç thuhet: kura me e mirë kundër armiqve të demokracisë, është më shumë demokraci. 
 
Partia Demokratike kërkoi përmes deputetit Aldo Bumçi që Komisioni Europian të mos hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 
Ky i fundit ka depozituar një amendament që anulon kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit për përcaktimin e datës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke e zëvendësuar këtë kërkesë me vendosjen sipas PD-së, të kushteve për zgjedhjet, implementimin e ligjit të dekriminalizimit dhe të 5 prioriteteve.
 
Gjatë fjalës së saj Majlinda Bregu theksoi se reforma në drejtësi ishte dhe një skaner për të gjithë ne. Duke theksuar këtë Bregu diferencohet nga partia e saj e cila ka çuar tre nga shtatë ligjet e reformës në Gjykatë Kushtetuese dhe po mban qëndrim armiqësor ndaj saj.
 
Më poshtë Bregu theksoi se “Ju, EU jeni investuar me shume ne ruajtjen e stabilitetit se sa ne zhvillimin e demokracisë. Situata në Shqipëri dhe kjo rrugë e gjate i shton listës se 5 prioriteteve sipas meje edhe dekriminalizimim dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Edhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë prioritet.
 
E fundit: komisioni duhet të propozoje pasnesër çeljen e negociatave. Nuk ka mënyrë tjetër për të detyruar qeverinë e politikën për të ndërmarrë seriozisht reformat se sa kjo rruge. Siç thuhet: kura me e mirë kundër armiqve të demokracisë, është më shumë demokraci
”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social