Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në Fier, ku Ferdinand Rukaj hodhi nga kati i katërt gruan e tij.
 
Ajo thekson se sapo të mësojë emrin e gjyqtarit, do ta bëjë vetë padinë ndaj tij. "Zoti ministër, kush është ai gjyqtar qe paska lëshuar një “Urdhër mbrojtje” qe e le burrin qe gruaja e padit për dhune, te jetoje ne një shtëpi me te derisa ta hedhe nga ballkoni?. Nëse kjo është tërësisht e vërtetë, padinë për këtë gjyqtar, do ta bej vetë”, thekson në një reagim në Facebook, Majlinda Bregu.
 
Deklarata e plotë e Majlinda Bregut:
Zoti ministër i Drejtesise, nje grua eshte flakur dje nga nga ballkoni i shtepise si placka me e pavlefshme, nga nje burre-shtaza i radhes.
 
Mediat thone sot se viktima ka patur nje “Urdher mbrojtje” nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve te meparshme per ushtrim dhune ndaj saj.
 
Urdhri i mbrojtjes kur nje grua e dhunuar kerkon ndihme, e detyron kriminelin burre qe pavaresisht nga “soji i hallit” qe paraqet si shkak per shtazerine:
 
-te largohet nga banesa
 
– te mos i afrohet bashkeshortes dhe femijeve
 
– te ruaje distancen nga shtepia ku ajo jeton bashke me femijet apo nga vendi i punes dhe shkolles se femijeve etj etj.
 
Une jam e qarte se fuqia jone e veprimit dhe reagimit kunder nje kercenimi si dhuna ndaj grave qe eshte terrorizem i qarte, i paster, i cmendur ne vend te jete po aq e eger sa egersia e shtazeve, po rrezikon te mbetet vetem tek keqardhja njerezore.
 
Por ky rast po me tmerron nga ky detaj: Urdhri i mbrojtjes!
 
Zoti minister, kush eshte ai gjyqtar qe paska leshuar nje “Urdher mbrojtje” qe e le burrin qe gruaja e padit per dhune, te jetoje ne nje shtepi me te derisa ta hedhe nga ballkoni????
 
Nese kjo eshte teresisht e vertete, padine per kete gjyqtar, do ta bej vete
”, shkruan deputetja demokrate.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com