​Brenda bunkerit të Hitlerit, aty
ku Fuhrer kaloi ditët e fundit

​Brenda bunkerit të Hitlerit, aty<br />ku Fuhrer kaloi ditët e fundit
Dhoma ku Adolf Hitler jetoi ditët e fundit është rikrijuar në një muze privat në Berlin. Në këto imazhe që shihni prezantohet studio ku Fuhrer u vra në prill të vitit 1945. Dhoma është rikrijuar me të gjitha detajet në brendësi të bunkerit ku spikat fotografia e varur në mur, ajo e portretit te Frederikut të Madh.

Bunkeri i Hitlerit u ndërtua në vitin 1944 ku Fuhrer u transferua të jetojë në janar të vitit 1945. Më 29 Prill të vitit 1945, Hitler në atë kohë 56 vjeç u martua me Eva Braun.

Ditën tjetër, pasi lanë testamentet me vullnetin e tyre, të dy u vetëvranë në divanin, që dëshmohet në muzeun-bunker.

Bunkeri nuk është origjinali, ai ku ka jetuar HItler, por identikisht i njëjti duke krijuar pjesën e historisë që ka intriguar gjithmonë kaq vite fundin e historisë së Hitler që shënoi dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

[gallery]19373[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin