​Britaniket: Anijet e Putin, relike
plaka që nxjerrin tym të zi

​Britaniket: Anijet e Putin, relike<br />plaka që nxjerrin tym të zi
Nuk është mirëpritur nga Britania kalimi i flotës së anijeve ruse në Detin Mesdhe.

“Kjo është anija luftarake e Putin! Relikja 30-vjeçare është një relike sovjetike plakë që lundron plot armiqësi afër Britanisë”. Kështu e hap artikullin Daily Mail që është fokusuar tek anijen kryesore ruse që ështe aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov”.
Kjo anije dje kaloi Kanalin Anglez për të mbërritur pranë brigjeve siriane, ndërsa ishin po mediat britanike që thanë, kujdes po vjen flota ruse.

Por sipas DailyMail, flora ruse është e ndryshkur, që lëshon tym dhe që ka mbetur si relike nga koha sovjetike.

Aeroplanmbajtësja ruse “Admiral Kuznetsov”, nuk lundron kurrë larg nga ‘porti shtëpi’ në Severomorsk dhe nuk del asnjëherë pa rimorkiatorin e nevojshëm, për shkak se ka vazhdimisht probleme. Ajo është ndërtuar që në kohën e “Luftës së Ftohtë” dhe është krenaria ruse”, citon Dailymail.

[gallery]19254[/gallery]

Rusët në fakt kanë nisur një flotije në Detin Mesdhe në kuadër të fushatës së bombardimeve që po bëjnë në Siri.
Por kjo nuk i shpëtoi vëmendjes së anijes luftarake e Royal Navy-t britanike që shoqëroi krah për krahu dy anije ruse të cilat kishin hyrë në ujërat britanike, duke i qëndruar anash secilës anije për më tepër se 500 milje.

Sipas Dailymail, Vladimir Putin kishte urdhëruar me qëllim kalimin e anijeve në Mesdhe dhe shumë pranë flotës detare britanike  që të dëshmonin forcën e tyre.
Po sipas kësaj media, Admiral Kuznetzov kaloi me tërë forcën e saj, duke nxjerrë tym të zi.

Por megjithatë këto lëvizje të rusëve kanë shqetësuar ministrin e Mbrojtjes, Michael Fallon që pohoi se janë duke testuar kapacitetet e anijeve të tyre dhe të aleatëve të NATO.

Edhe 'HMS Dragon' u pa më herët të linte portin e Portsmouth Harbour me qëllim që të mbante nën vëzhgim anijet ruse teksa kalonin Kanalin Anglez.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin