TIRANE-Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka ironizuar kreun e qeverisë për shifrat që reklamoi mbi pr/buxhetin 2017.
Sipas Bodes, Rama nuk ka mbajtur premtimet që u ka bërë shqiptarëve.
“E di që ju del në ëndërr qeveria e mëparshme pasi nuk iu afruat as në ëndërr arritjeve të saj. Zoti kryeministër keni për detyrë ndaj shqiptarëve të mbani premtimet që u bëre shqiptarëve. Nuk e hoqët TVSH që premtuat. U dhatë karamele dhe limonatë, qoftë pensionistëve, qoftë atyre me ndihmë sociale. Këto janë mallrat e shportës dhe duhet ta kishit bërë për çdo vit. Karamele elektorale sot me rastin e prezantimit të buxhetit. Nga 70 lekë taksa e qarkullimit, shtuat dhe 240 lekë të tjera.
Thatë do rrisim mirqënien. Por a dini të bëni llogari z kryeministër, a dini të bëni statistika? Po kështu dhe papunësia, dhe ky është niveli më i lartë i papunësisë që është hasur ndonjëherë”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO