Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, ka reaguar pas kallëzimit penal që ministri teknik Gazment Bardhi i bëri asaj në lidhje me firmosjen e tenderit me kompaninë për byzylykët elektronikë.
Këtë akuzë Hoxha e ka cilësuar “flluskë sapuni”, gjë që sipas saj ka ardhur për shkak të mosnjohjes së legjislacionit të prokurimit publik dhe ligjit të posaçëm që rregullon prokurimin publik në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka sqaruar çështjet për të cilat akuzohet.
Deklarata e plotë e Juliana Hoxhës:
Në cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, e ndiej për detyrim ligjor dhe institucional, të sqaroj në lidhje me disa deklarata mediatike të dala nga Ministri i Drejtësisë, nëpërmjet të cilave është njoftuar media për zbulim të “një shkelje të rëndë” apo me keq akoma “të një skandali kontrate” dhe për më tepër aludohej se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë kishte tenderuar në shifra disa here me të larta disa procedura prokurimi, kjo sipas këtyre deklarimeve përbënin shkelje shumë të rënda, ku akoma me tej sipas aludimeve aty, hidheshin dyshime në hava për gjoja afera të mëdha korruptive.
Ky “zbulim”, nuk është gjë tjetër veçse një fluks sapuni, e ardhur, për fat të keq, për shkak të mosnjohjes së legjislacionit të prokurimit publik dhe ligjit të posaçëm që rregullon prokurimin publik në Republikën e Shqipërisë.
Madje, Ministri është gjetur aq ngushtë, sa që, nga dosjet e kontrolluara dhe rikontrolluara, përsëri u gjet për tu quajtur “skandal i rëndë” një dosje prokurimi, të cilës i ka dhënë përgjigje ligjore edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kallëzimin penal të para disa ditëve të vet Ministrit të Drejtësisë Z. Bardhi, ku ndër të tjera qartësisht shpjegon se: “Procedurat e prokurimit publik janë realizuar ne përputhje me ligjin.
Pretendimi nga ana e Ministrit se janë prokuruar dhe nënshkruar kontrata disa herë me të larta se fondi i parashikuar buxhetor është tërësisht i pabazuar në legjislacionin në fuqi. Këto procedura nuk janë prokuruar per nje vit kalendarik por për një periudhë 4 vjeçare në përputhje të plotë me VKM nr. 710/2013 dhe VKM nr. 703/2014 dhe rrjedhimisht fondi do të prokurohet jo sa është parashikimi buxhetor një vjeçar por vlera totale e 4 viteve në përputhje me afatin e kontratave”.
Vazhdojmë me tej me “zbulimet” e radhës për “shkeljet” e mëdha në Ministrinë i Drejtësisë lidhur me proceduren e prokurimit të realizuar nga ky institucion me objekt “Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike” si dhe mënyrën e zbatimit të kësaj kontrate. Edhe për ketë procedurë është shprehur organi hetimor si mësipërm ju shpjegova.
Megjithë sa më sipër, ndjej detyrimin ligjor dhe Institucional të përcjell disa informacione dhe shpjegime teknike publikisht, që në fakt, në mos Ministri, stafi i tij teknik, duhet ta kishte informuar, me qëllim parandalimin e spekulimeve mediatike të cilat sigurisht do kenë kosto mbi të në një të ardhme të afërt.
Ajo që vlen të theksohet në këto momente është prezantimi i këtij institucioni të rëndësishëm jo seriozisht në sytë e publikut të gjerë dhe pafundësisht qesharak në sytë e atyre që e njohin paksa teknikisht dhe ligjërisht situatën.
Procedura “Përmirësimi i mbikqyrjes elektroinike në fushën penale” në objektin e saj përfshin zhvillimin dhe implementimin e një sistemi me pajisje të reja për mbikqyrjen elektronike, realizimin e shërbimit të mirëmbajtjes
së këtij sistemi për një periudhë 4 vjeçare, trajnim stafi dhe blerje të pajisjeve byrzylyqe 300 copë. Në përputhje me nevojat e veta dhe sipas planit vjetor të investimeve Ministria e Drejtësisë nëpërmjet Drejtorisë së Teknologjisë dhe informacionit ka paraqitur projektin në AKSHI (organi i specializuar për miratimin e projekteve informatike dhe ç’ngurtësimit të fondeve buxhetore).
Pas miratimit të projektit, është vijuar nga ana e autoritetit kontraktor me ngritjen e grupit të punës për përllogritjen e fondit limit, njësinë e prokurimit dhe përgatitjen e dokumentacionit për hedhjen dhe publikimin e procedurës në sistemin elektronik të prokurimeve.
Procedura e përzgjedhur nga autoriteti kontraktor është “e hapur” në përputhje te plote me legjislacionin e prokurimit publik. Kjo procedurë i jep mundësinë cdo operatori ekonomik që plotëson kushtet tekniko- ligjore për të qenë potencialsht fitues të kontratës. Për më tepër legjislacioni i prokurimit publik i jep mundësinë çdo operatori ekonomik të kundërshtojë kriteret apo vlerësimin e ofertave pranë organit me të lartë në fushën e prokurimi Komisionit të Prokurimit Publik, nëse ka pretendime lidhur me procedurën e vlerësimit apo kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor në përputhje më objektin e prokurimit. Pranë autoritetit kontraktor, mbas vlerësimit të ofertave nuk ka pasur asnjë ankesë nga ndonjë operator ekonomik, duke legjitimuar në heshtje vlerësimin e ofertave në përputhje të plotë me legjislacionin e prokurimit publik.
Autoriteti kontraktor, nuk i përgjigjet dot pyetjeve pse nuk kanë paraqitur dokumente operatoret ekonomik të s’kualifikuar, apo të mund të verë në lëvizje ndonjë operator ekonomik për të qenë pjesë e garës, pasi kjo do të ishte shkelje flagrante e ligjit.
Autoriteti kontraktor ka detyrimin t’ju krijoje kushte konkurruese, proces transparent çdo biznesi për te qenë pjesë e kësaj gare, duke mbikqyrur procesin në çdo fazë procedurale të tij sipas afateve ligjore. Detyrë të cilën e ka realizuar me profesionalizëm dhe korrektësi.
Për ti ardhur në ndihmë Ministrit se çfarë është procedura e hapur në legjislacionin e prokurimit publik, po jua shpjegoj shumë shkurt; është procedura e preferuar në fushën e prokurimit publik, që siguron trasparencen, konkurrencën dhe mundësinë e pjesëmarrjes së çdo operatori ekonomik i cili plotëson kushtet teknike dhe ligjore. Kjo procedurë ka afatin me të gjatë të publikimit në sistemin elektronik të prokurimit (23 ditë) kohë e mjaftueshme e përcaktuar nga ligjvënesi që një kompani serioze në treg të plotësojë dokumentacionin teknik dhe ligjor per tu berë pjesë e garës.
Lidhur me zbatimin e kontratës, deri në momentin e ushtrimit të detyrave funksionale të Sekretarit të Përgjithshëm çdo kontratë ka qenë një proces korrekt ekzekutimi ku autoriteti kontraktor ka mbrojtur interesat institucional në ushtrim të plotë të detyrës.
Çfarë ndodhi pas këtij momenti ?!? Si mund të quhen të zhdukur pajisje që janë marrë në dorëzim nga grupi i monitorimit të kontratës në përputhje me ligjin?!!
Dhënia në administrim është realizuar në saj të procesit të ekzekutimit të kontratës, ku bashkimi i operatoreve ekonomik ka nën përgjegjësinë e tij administrimin e sistemit elektronik të mbikqyrjes penale, realizimin e procesit të mirëmbajtjes për një periudhë 4 vjeçare dhe instalimin e byrzylyqeve tek të dënuarit ne bashkërendim me Drejtorinë e Shërbimit të Provës.
Pajisjet janë pjesë integrale e kontratës si një e terë, dhe për sa kohë që kompania paguhet për keto shërbime autoriteti kontraktor ka detyrimin ta ngarkojë me përgjegjësi jo ta shmang nga përgjegjësia kontraktuesin (kompaninë fituese) siç ndodhi me procesin e ashtuquajtur hetim administrativ nga ana juaj.
Akoma më shumë, legjislacioni i prokurimit publik ka parashikuar edhe rastet e mosrealizimit të suksesshëm të kontratës që siç duket nuk ju ka rënë rasti ta lexoni.
Mosrealizimi apo rezervat që mund të ketë autoriteti kontraktor mbi ekzekutimin e kontratës e detyron atë të zgjidh kontratën duke njoftuar Agjensinë e Prokurimit Publik për aplikimin e penaliteteve përkatese, ky operatori ekonomik potencialisht përjashtohej nga procedurat e prokurimit publik 1-3 vjet dhe nëse konstatohej nga ana e organit të specializuar në fushën e prokurimeve se kishte element të karakterit penal ia përcill dosjen organit hetimor (meqë zellin e paraqitjes së shkresave dhe aludimeve pranë organit hetimor e ka pasur vazhdimisht Ministri, mund t’ia paraqiste edhe personalisht nëse do të ishin kushtet).
Pse i drejtohet Ministri mediave për të publikuar korrespondencat e tij kur mund ti drejtohet institucioneve kompetente që parashikon ligji pa qenë e nevojshme të bëhet publik çdo akt që del nga institucioni.
Madje duket sikur më parë del në media një veprim dhe më pas zyrtarizohet apo për të justifikuar lajmin dërgohet një shkresë me argument emocional jo ligjor. Për çfarë kallëzimesh penale flet z. Ministër duke ripërsëritur vetveten?!! Kapitali profesional apo politik/teknik nuk krijohet duke manipuluar në mënyrë emocionale proceset e realizuar në përputhje me ligjin.
Çdo tentativë për manipulim dhe shpifje aty ku respektohet me përpikmëri ligji dhe institucioni nuk i shërben mbarëvajtjes dhe efikasitetit të punës në një institucion të një rëndësie të lartë siç është Ministria e Drejtësisë.
Ky institucion duhet të jetës shembull mirëfunksionimit, respektimit të ligjeve dhe funksionimit institucional, integritetit të lartë profesional në të gjitha nivelet.
Mbetem e palëkundur dhe më shumë e vendosur, padyshim, nën frymën e bashkëpunimit dhe respektit reciprok, dhe mbi të gjitha në respektimin strikt të kuadrit ligjor dhe funksionimit institucional, të ushtroj detyrën time me përkushtim dhe profesionalizëm, në çdo kohë, dhe për çdo rast.
Skandali me byzylykët, Bardhi padi firmës dhe ish-sekretares
Një javë pas skandalit të tenderit të byzylykëve pranë mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve ministri Gazmend Bardhi depoziton në prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për bashkimin e operatorëve fitues të tenderit dhe ish sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Drejtësisë.
Sipas ministrisë kallëzimi penal është bërë ndaj firmave Fastech, Ratech dhe Soft Solution si dhe ndaj ish sekretares së kësaj ministrie Juliana Hoxha pasi është personi që ka firmosur kontratën me kompaninë fituese.
Ky kallëzim i ministrisë vjen në përfundim të hetimit administrativ të kryer nga ministria e cila prej dy ditësh ka marrë në dorëzim byzylykët e dorëzuar nga kompanitë fituese.
MD merr byzylykët:Të pushohen Drejtori i ‘Provës’ dhe sekretarja
Ministria e Drejtësisë ka përfunduar procesin e kolaudimit të byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike duke i marrë në dorëzim, ndërsa ka gjetur edhe dy përgjegjës për skandalin që përfshiu institucionin.
Në përfundim të hetimit administrativ, Ministri i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të sekretares së institucionit, Juliana Hoxha duke e akuzuar si person përgjegjës për situatën, ndërsa do të paraqesë kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre, pas padisë ndaj firmës.
Gjithashtu Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar edhe shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ilir Qafa.
Ai akuzohet se i ka dhënë në administrim kompanisë private byzylykët në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com