​Calavera-kritikëve: Bordi i ONM
natyrë të pastër administrative

​Calavera-kritikëve: Bordi i ONM<br />natyrë të pastër administrative
TIRANE-Drejtuesja e Organizatës Ndërkombëtare të Monitorimit të zbatimit të Vettingut, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se, “grupi i ONM ka natyrë të pastër administrativ”.

Zyrtarja spanjolle në një letër të hapur publike ka dhënë sqarime ndaj çdo të interesuari apo kritiku mbi bordin që ajo drejton. Nisur nga kërkesa e eurokomisionerit Hahn dhe në dijeni të kryeministrit Rama, Calavera sqaron se njësia që ajo drejton ka si qëllim, lehtësimin e bashkimin e punës e KE me SHBA në këtë proçes të Reformës shqiptare në Drejtësi.
 
Letra e Calavera

“Në vijim të deklaratës së Komisionerit Hahn dhe vëmendjes së Kryeministrit më është kërkuar të japë sqarime shtesë duke plotesuar informacionin në letrën e mëposhtme. Grupi i ONM ka natyrë të pastër administrative. Detyra e tij nën udhëheqjen time mund të krahasohet me atë të njësisë së menaxhimit të projektit qëllimi i së cilës është të lehtësojë dhe të bashkojë punën e Komisionit Europan dhe të qeverisisë së SHBA.

Së dyti më lejoni të theksoj se të gjitha rekomandimet në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për formimin e organeve të Vettingut dhe e ardhmja e procesit të Vettingut do të jetë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtar ose do të emërohet nga ONM. Më lejoni të nënvizoj se ONM është një strukturë jo ekzekutive, detyra e të cilës është vetëm të monitorojë dhe të sigurojë rekomandimet përmes procesit të Vettingut. Të gjitha vendimet ekzekutive i takojnë institucioneve ekzekutive të Shqipërisë”.

Së fundmi për të lehtësuar komunikimin dhe për të shmangur cdo lloj konfuzioni në të ardhmen sa i përket ONM do t’i referohem vetëm shkëmbimeve zyrtare
”, thotë Calavera duke mbyllur letrën.

Por më shumë se shqetësimeve të Hahn dhe kryeministrit, zyrtarja spanjolle i ka dhënë përgjigje kërkesave të vazhdueshme të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili. Në disa letra drejtuar, krerëve më të lartë të vendit, Vasili e konsideron bordin e ONM, antikushtetues. 

cavalera

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh