​Call-Center rrezik nga ligji italian
Vasili: Duhet një paketë masash

​Call-Center rrezik nga ligji italian<br />Vasili: Duhet një paketë masash
TIRANE-Ligji italian për Call-Center ka shkaktuar shqetësim në Shqipëri,pasi rrezikojnë të mbyllen kompanitë italianë që operojnë në vendin tonë. Për këtë arsye, Petrit Vasili i LSI ka nisur një takim me disa përfaqësues të kompanisë. Ky takim cilësohet konsultues.
 
"Takimi ishte shumë i dobishëm, ky biznes realizon punësim masiv. Mijëra të rinj të punësuar në call center.
 
Ligji italian ka krijuar vështirësi për të ardhmen e call center. Duhet të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht.
 
E nevojshme një paketë masash. Lehtësirat janë jetike për mbrojtjen e këtij biznesi
"deklaroi ai.
 
Senati Italian votoi para pak ditesh ndryshimet në ligjin për Buxhetin 2017, pjesë e të cilit është edhe ai për ndryshimet në shërbimet Call Center. Sipas ligjit, Call Center italiane duhet te operojne vetem brenda vendeve te BE.
 
Ndërkaq në Shqipëri numërohen mbi 800 kompani Call Center me mbi 25 mijë të punësuar. Call Center është sektori i katërt më i madh në vend, përsa i përket numrit të të punësuarve.

 
(d.b/dy.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai