​Çau avllinë me BMW X 6, video e
djalit që i bën ‘lojëra’ Policisë

Bektash Muka, 24 vjec, djali i BMW X6 që përfundoi në oborrin e një shtëpie gjatë ndjekjes nga policia, nuk është hera e parë që i bën këto ‘lojëra’ me blutë e Tiranës.  
Edhe në muajin shkurt të këtij viti, ai sërish është ‘përplasur’ me policinë dhe madje ka goditur mjetin e tyre.

Policia e Tiranës ka publikuar një video të personit të arrestuar pak ditë më parë teksa ka thyer postbllokun e policisë, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

I riu, i quajtur Bektash Muka, i arrestuar në datën 25.9.2016, ka bërë të njëjtin veprim edhe në muajin shkurt të këtij viti, duke goditur makinën e policisë.

Policia sjell videon e ndalimit që i është bërë Bektash Mukës në muajin shkurt.

bektash muka
(Foto nga video e regjistruar ne muajin shkurt)

Muka u arrestua më 25 Shtator dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjet armë pistoletë me 11 fishekë.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën "Sami Frashëri"  ku shërbimet e policisë "Shqiponjat" i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa  AA 858 NS.

Por  drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi ku për pasojë mjeti me të dhënat e mësipërme në rrugën "Prokop Mima" duke u përplasur me një mur rrethues të një banese.

bektash muka
(Në foto Bektash Muka)

Pas ndjekjes nga policia është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasve të më poshtëm të cilët edhe pas përplasjes së automjetit me murin rrethues tentuan të largoheshin me vrap.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Bektash Muka,25 vjec , banues në Tiranë,
• Valmir Fazliu, 27 vjec, banues në Kosovë, dhe
•  Vilson Laçi, 24 vjec, banues në Kukës.


Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore ) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e  provës materiale një armë zjarri  pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë për veprat penale të parashikuara nga Nenet  278, 242, 150 për shtetasin B.Muka dhe nenet  300 e 242 për (V.Laçi dhe V.Fazliu) të Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A