Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit për asistencë kundër terrorizmit.
Ekipi i ardhur në Shqipëri ka vlerësuar punën e Policisë Shqiptare në luftën kundër terrorizimit dhe e ka cilësuar Shqipërinë si një partner me kontribute reale e të drejtpërdrejta në koalicionin antiterror.
Njoftimi i policisë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, priti në një takim Përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, asistenca kundër terrorizimit, ekip i kryesuar nga William Maxëell përfaqësues i programit ATA.
Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ekipi i ardhur në Shqipëri ka vlerësuar maksimalisht punën e Policisë Shqiptare, në drejtim të luftës kundër terrorit, parandalimin e këtyre akteve, ngritjen kapaciteteve dhe trajnimin e burimeve njerëzore, trajtimin me seriozitet dhe profesionalizëm të rasteve te ndjekura duke i finalizuar ato me sukses.
- Shqipëria partner me kontribute reale e të drejtpërdrejta në koalicionin antiterror
- Strukturat e specializuara të antiterrorit në Policinë e Shtetit, partnerë të besueshëm dhe profesionale në parandalimin, ndjekjen dhe goditjen e elementeve, grupeve terroriste në vend e më gjerë
- Mbështetja që partnerët kanë dhënë e do të japin për këto struktura, kanë sjellë rezultate me impakt për vendin dhe rajonin
- Bashkëpunimi me partnerët si në reformat strukturore, trajnime dhe mbështetje me logjistikë bashkëkohore, i bën këto struktura garant
për mbajtjen në nivele të ulta të kërcënimit terrorist në vend dhe partnerë të denjë për hetime e operacione rajonale e ndërkombëtare, duke i dhënë një dimension të ri këtij shërbimi.
Ashtu sic u përmend edhe në raportin e DASH, përfaqësuesit e ardhur në vendin tonë theksuan se suksesi dhe bashkëpunimi me Policisë Shqiptare një, është një shembull që duhet të ndiqet nga të gjitha institucionet shqiptare.
Përfaqësuesit e DASH do të inspektojnë për disa ditë strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit si: Antiterrori, RENEA, Policia Kufitare dhe Policia e Tiranës, për evidentimin e nevojave për trajnim, asistencë dhe logjistikë për t'u zbatuar në një plan afatgjatë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com