Nëna e Erjon Veliaj, Shqiponja Veliaj ka shkuar të takojë kryebashkiakun në bugun e Fierit, një ditë pas transferimit nga ai i Durrësit.

Megjithatë ende nuk dihet nëse nëna e kryetarit të Bashkisë do të lejohet që ta vizitojë, pasi Veliaj ndodhet në izolim për 10 ditë.  

Në një letër nga burgu i Fierit, kryebashkiaku Erion Veliaj shkroi mbrëmë për kufizimet në qeli dhe mungesën e kushteve. Veliaj ngriti shqetësimin edhe për çështjen e sigurisë së tij, pasi sic thotë ndodhet në të njëjtin korridor me të dënuar përjetë.  

“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj në letrën e tij.

Mbrojtësi i tij ligjor, Plarent Ndreca u shpreh për Report Tv se pas tentativave për ta penguar ka arritur ta vizitojë kryebashkiakun në burg, bashkë me avokatin e Popullit.