Numri një në botë për automjetet e nivelit të lartë, Daimler, ka njoftuar se dëshiron të ofrojë versionet elektrike apo hibride të të gjitha modeleve të markës “Mercedes-Benz” deri në 2022 dhe të konvertonte tipin “Smart” në elektrik. 

“Deri në vitin 2022, i gjithë portofoli i produkteve “Mercedes-Benz” do të jetë i disponueshëm në një version të elektrifikuar për të ofruar një maksimum të zgjedhjes për konsumatorët tanë”, deklaroi kreu i grupit, Dieter Zetsche.
 
”Ky plan do të përfshijë më shumë se 50 versione të automjeteve të elektrifikuara, mes modeleve hibride dhe kryesisht elektrike”, theksoi ai, ndërkohë që hapet këtë javë salloni ndërkombëtar i automobilave IAA në Frankfurt.
 
“Makina tip “Smart” do të bëhet deri në 2020 marka e parë e veturës konvecionale që do të shkojë kudo në mënyrë elektrike”, theksoi kreu i grupit të Sindelfingen.
 
Më herët në muajin mars, grup njoftoi se deri në vitin 2022 dëshironte të nxirrte në treg më shumë e 10 vetura elektrike.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com