​Çekët largojnë Ergys Kaçen
mesfushori rikthehet te PAOK

​Çekët largojnë Ergys Kaçen<br />mesfushori rikthehet te PAOK
Ka dështuar aventura e mesfushorit kuqezi Ergys Kaçe të ekipi çek, Plzen. Lojtari ka pasur përplasje të vazhdueshme me trajnerin dhe drejtuesit e ekipit, duke bërë kështu që zgjidhet marrëveshja e huazimit mes ekipit grek, PAOK dhe atij çek, Plzen.
 
Edhe pse është i detyruar të largohet tashmë nga çekët, Ergys Kaçe nuk e ka derën të hapur as te PAOK-u.
 
Nga ana tjetër, Iraklis është shprehur e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Kombëtares, mirëpo mungesa e dokumenteve greke dhe fakti që ai është futbollist i huaj nuk ia mundësojnë diçka të tillë.
 
Ergys Kaçe nuk disponon pasaportën e shtetit helen, çka e ndalon atë që të huazohet tek Iraklis.
 
Përpara se Kaçe të zgjidhte Shqipërinë, atij iu ofrua fillimisht një pasaportë si për ta joshur që të vishte fanellën e kombëtares helene, por në momentin që Kaçe zgjodhi ngjyrat kuqezi, autoritetet helene refuzuan kërkesën e presidentit të atëhershëm të PAOK-ut, i cili u angazhua personalisht me plotësimin e dokumentacionit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve