Ai u zhduk më 7 Tetor, teksa ishte duke vizituar një fabrike suveniresh në Pyongyang. Diktatori Kim Jong rezultoi i zhdukur për mediat deri ditën e djeshme kur u shfaq teksa vizitonte një spital të syve. Pa asnjë shpjegim për mungesën e tij, por nën zë thuhet se ai ka bërë një aksident.
Kim Jong humbi nga sytë e medias që pas festimeve që iu bë përvjetorit të Partisë së Punës.
Protokolli i diktatorit parashikonte dhe një vizitë në mazoleumin e shtëpive të të atit dhe gjyshit në shenjë respekti. Por ai nuk ishte prezent as për 70-vjetorin e nderimit të grupit anti imperialist që kishte krijuar gjyshi i tij, Kim II-sung.
E ndërkohë burime pranë qeverisë thanë për gazetën ‘Chosun Ilbo’ se zërat për një aksident të mundshëm mbeten ende të pakonfirmuara.
"Kishte zëra se Kim ishte përfshirë në një aksident teksa drejtonte makinën e tij. Duke konsideruar sesa të kontrolluara janë informacionet në Korenë e Veriut, imagjino sa të montuara mund të jenë në këtë rast”, tha gazeta.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com