Futbollisti i kombëtares, Elseid Hysaj,  i cili luan në kampionatin Italian me Napolin, është bërë një emër tepër i lakuar në merkaton verore.

23-vjeçarin që luan në pozicionin e mbrojtësit e kanë vënë në shënjestër dy skuadra të Premiere League, Arsenali dhe Chelsea.

Hysaj zhvilloi një sezon të mrekullueshëm tek Napoli dhe skuadrat angleze e shohin si përforcim të mbrojtjes së tyre futbollistin shkodran.

Topçinjtë e shikojnë Hysajn si zëvendës të Bellarit në qoftëse ky rikthehet te Barcelona, ndërsa Blutë e Londrës e kërkojnë Hysajn për të përforcuar krahun e djathtë, vendin që mbajti Moses në sezonin që lam pas.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com