​Chelsea i pandalshme, Diego
Costa e bën lidere të Premier Liga

​Chelsea i pandalshme, Diego<br />Costa e bën lidere të Premier Liga
‘Blutë’ e Londrës kanë shënuar edhe një fitore të radhës në Premier Liga, pasi kanë mposhtur në udhëtimin e tyre me rezultat 1-0, skuadrën e Middlesbroug.

Djemtë e trajnerit Antonio Conte po përjetojnë një super-formë, duke arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi në kampionatin anglez.
 
Pjesa e parë e ndeshjes filloi me skuadrën mysafire, e cila kërkonte të gjente sa më shpejt golin e epërsisë, duke rrezikuar disa herë me Victor Moses dhe Pedro, por në dy rastet goli iu mohua nga portieri Victor Valdes.

 ‘Blutë’ arritën të gjejnë golin e parë në këtë pjesë, pasi pas një rrëmuje në zonën e vendasve më pozicion të mirë u gjend spanjolli Diego Costa, i cili shënoi në minutën e 41-të për 1-0 dhe skuadra me këtë rezultat kaloi në epërsi.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë për nga krijimi i rasteve dhe loja e treguar, por me një nuancë më të mirë skuadra e Middlesbrough, që provuan të gjejnë golin e barazimit me Adama Traore(75’) dhe Alvaro Negredo (78’), por Thiabut Courtouis u tregua i shkathët dhe ia mohoi golin.

Deri në fund edhe Chelsea pati disa raste, por pa arritur të shënojnë edhe një gol dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e ‘Bluve’ me rezultat 1-0, fitore kjo që e bën lider të Ligës Premier me 28 pikë.

Javën tjetër, Chelsea e pret Tottenham në shtëpi, ndërsa Middlesbroug, pas kësaj humbje e sheh vetën në vendin e 15-të me 11 pikë dhe udhëton te Leicester City.

[gallery]19759[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve