Në një sallë të universitetit, këtë herë mbushur me 23 gazetarë nga e gjithë bota që kanë ardhur të prekin më nga afër këto zgjedhje, profesor Bickers na shpjegon se si sondazhet e kryera deri më sot tregojnë pikërisht nivelin e mbështetjes që gëzojnë dy kandidatët kryesorë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne nuk kemi parë kurrë më parë në sondazhe që kur kemi nisur të bëjmë sondazhe në këtë vend kaq pakënaqësi dhe mosaprovim ndaj kanidatëve presidencialë sa dy kandidatët që janë në garë në këto zgjedhje. Duhet të presim për të parë nëse zgjedhësit janë gati për një candidate grua nëse do të ishte një kandidate normale do të ishte më elehtë të parashikoje. Por të qenurit një kandidate grua mund të jetë një avantazh për të”, thotë Ken Bicker.
Në një sondazh të ‘Huffington Post’ publikuar në fillim të shtatorit, të anketuarit shprehen se i konsiderojnë Hillary Clinton dhe Donald Trump, kandidatët më të këqinj të partive respektive në 40 vitet e fundit në SHBA.
Kjo ka bërë që shumë amerikanë, veçanërisht të rinjtë të zgjedhin të votojnë për kandidatët e partive të treta.
Disa prej studenteve japin edhe arsyet e tyre se pse nuk u pëlqejnë asnjë prej dy kandidatëve.
“Duhet të kishte më shumë pluralitet politik, jo një zgjedhje po ose jo. Interesat e mia nuk përfaqësohen nga asnjë nga kandidatët aktuale. Nuk mendoj se ka transparencë në çështjet e tyre dhe as zgjidhje. Sidomos duke qenë një afro-amerikan mendoj se interesat e mia nuk përfaqësohen.
“Jam 30 vjec dhe nuk jam i lumtura me asnjë nga kandidatët. Janë një zhgënjim të dy opsionet. Di që disa miq do të votojnë për kandidatët të tretë. Por unë nuk e di jam i pavendosur sepse asnjë nga kandidatët nuk është një opsion, mund të jenë edhe kandidatët e tretë por është frika se zgjedhja është fokusuar te dy kandidatët kryesor . Mendoj Berni sanders kishte më shumë lidhje me të gjithë brezat sesa Clinton”.
E megjithatë profesor Bickers mendon se pavarësisht mos-aprovimit jashtëzakonisht të lartë, kur të vijë dita e zgjedhjeve, shumë amerikanë do të përfundojnë të zgjedhin njërin prej tyre dhe arsyet janë të shumta për këtë.
“Unë mendoj se ata njerëz që thonë se do të mbështesin Gary Johnson nuk do të mbështesin Johnosn por do të mbështesin në vencanti Clinton. Mendoj se shumë njerëz që thonë se nuk do të votojnë Trump ose janë të pavendosur por në fund do të votojnë për të. Ka republikan tradiacional që nuk e pëlqejnë Trump por nuk e imagjinojnë që Clinton një demokrate të jetë në krye të shtëpisë së bardhe edhe për 8 vite pas Obamës”, thotë Bicker.
Pakënaqësia ndaj Clinton dhe Trump si pretendentë për president, ka shkaktuar shumë konfuzion tek të rinjtë. Austin Killkin, student i vitit të 3-të thotë se është totalisht i pavendosur se për kë do të votojë në 8 nëntor.
“Besoj se nuk ka lidhje mes dy kandidatëve dhe ideve të brezit të mijëvjeçarit”, thotë Austin.
E ndërsa ka plot të rinj që ende s’kanë vendosur se për kë do të votojnë pikërisht se janë të pakënaqur qoftë me Klinton apo Trump, ka dhe nga ata që preferojnë të mos e çojnë dëm votën e tyre. Duke ditur që kandidatët e partive të vogla nuk kanë asnjë shans që të fitojnë, Parker Rib, student i vitit të 2-të në Universitetin e Kolorados thotë se do të zgjedhë të keqen më të vogël.
“Mendoj se të dy kandidatët janë të kqëinj por unë do të votoj për Clinton edhe pse nuk jam një fanse e tij por nuk më pëlqen Trump. Por nëse do të kisha opsione të tjera ajo nuk do të ishte zgjedhja ime e parë. Por mes dy kandidaturave më të këqija ajo është me e mira,” tha Parker.
Edhe Faith Winter, përfaqësuese e shtetit të Kolorados, e cila vjen nga radhët e demokratëve e pranon se nuk ka hasur kurrë më parë kaq shumë frustrim mes votuesve në gjithë karrierën e saj.
“Këto zgjedhje janë interesant sepse kemi dy kandidatët më pak popullor të historisë , njerëzit janë të pavendosur se kë do të votojnë. Ata duan të besojnë te kandidatët të binden për të vendosur se kë duhet të votojnë”.
Njerëzit janë të pakënaqur me Clinton dhe Trump.
Pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet në 8 nëntor, do të marrë detyrën vitin e ardhshëm si një president thellësisht jopopullor.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com