Edhe në kampet e refugjatëve, jeta duhet të vazhdojë dhe kur një burrë dhe një grua vendosin të martohen, në rastet e rralla me një festë të madhe, kërkon më shumë përpjekje prej tyre.

Në një kamp në Irakun e veriut, parukieria, Rozhin Ahmed-Hussein, - një refugjate siriane – ka zbuluar se ajo është fiks për këtë punë: Të ndihmojë nusen të ndjehet mbretëreshë.

kampi parukeria
 
"Shumica e njerëzve në kamp janë të varfër dhe refugjatë sirianë si unë, kështu që kur bëj një nuse të bukur, zakonisht dal nga dera me të, sepse ndihem kaq e lumtur", thotë Rozhin Ahmed-Hussein.

kampi parukeria

Një kamp i refugjatëve me pluhur në veri të Mosulit, nuk mund të jetë vendi i parë ku do të prisni të gjeni një sallon bukurie dhe veshje me qira, me rroba të bardha dhe diamante që “thyejnë” dritaret me shkëlqimin e tyre.

Në këtë kamp, ​​shtëpitë e improvizuara janë të ndara nga shtigje të gjera e të dendura të zhavorrit, të cilat hedhin pluhurin në erë.

Ka 41,000 refugjatë sirianë që sa do të ikur nga situata dëshpëruese, kjo nuk ndalon njerëzit që bien në dashuri.

Dhe kur ndodh kjo, ata bëjnë atë që bëjnë njerëzit kudo, martohen, e pikërisht këtu lind nevoja për Rozhin.

kampi parukeria

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com