​De Biazi: Rinovimi i kontratës?
Më mjaftojnë 2-3 milionë euro!

​De Biazi: Rinovimi i kontratës?<br />Më mjaftojnë 2-3 milionë euro!
Trajneri i kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi në përfundim të ndeshjes me Armeninë ia dedikoi fitoren familjes së tij, shqiptarëve dhe lojtarëve të kombëtares.

“Kjo është kënaqësi e madhe e jetës sime. Kënaqësia më e madhe ishte që të linim Serbinë në shtëpi dhe vetë të shkonim në Francë Ndeshja vajti mirë për ne. Djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Fitoren ia dedikoj së pari familjes time, të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë djemve”, tha italiani.

I pyetur se sa përqindje të suksesit i takon atij, De Biazi tha se i ka bërë të ditur lojtarëve që në fillim të eliminatoreve që të ndjekin kërkesat e tij dhe do të arrijnë te suksesi.

Ndërsa për rinovimin, De Biazi tha se rinovimi i kontratës është automatik dhe “ndryshojnë pak shifrat”. Janë 12 milionë euro që Shqipëria merr nga ky kualifikimi, ndërsa De Biazi tha se i mjaftojnë 2-3 milionë euro.

Redaksai Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'