​Debate për marrëveshjen e CEZ 
Spaho:Dredharak,Shalsi:Mashtrues

​Debate për marrëveshjen e CEZ <br />Spaho:Dredharak,Shalsi:Mashtrues
Mbledhja e komisionit hetimor për marrëveshjen e CEZ me qeverinë shqiptare është shoqëruar nga debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. 

Ishin Edmond Spaho dhe Eduard Shalsi ata të cilët u përfshinë nga debatet deri edhe në fyerje ndaj njëri-tjetrit për arsyet e mosmbledhjes së komisionit hetimor. 

Deputeti socialist, njëherazi nënkryetar i këtij komisioni, Eduard Shalsi i kërkoi llogari nga Edmond Spahos së PD, i cili është kryetar, se pse nuk e mblodhi komisionin prej më shumë se 1 muaji, që nga nisja e sesionit të ri parlamentar.
 
Nga ana e tij, Spahoi iu drejtua Shalsit se po sillet si dredharak pasi ishte njoftuar disa herë për mbledhjet dhe nuk ka lejuar as deputetët e tjerë të mazhorancës që të marrin pjesë. Ndërsa Shalsi iu përgjigj me tone të forta reagimi, duke e quajtur Spahon mashtrues. 

I ftuar për të dëshmuar në komisionin hetimor për CEZ ishte kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, i cili theksoi se një vit më parë institucioni që ai drejton denoncoi aferën e CEZ, që sipas tij i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 479 milionë euro. 
 
Debatet në komision

(Pas fjalës së Bujar Leskajt), Eduard Shalsi: Për procedurë. 

Edmond Spaho: S'ka procedurë tani...s'do i kthehemi debatit nga fillimi. S'ka arrogancë këtu. 

Eduard Shalsi: Arrogancë është të mbledhësh mbledhësh komisionin pa kuorumin e nevojshëm. 

Edmond Spaho: Arrogancë është të caktosh datën e komisionit e të mos vish, por të ikësh në Greqi. 

Eduard Shalsi: Arrogancë është të rrish një muaj në shtator për qëllime personale nëpër rrugë. 

Edmond Spaho: Është turp për ju, vini këtu e bëni të fortin. 

Eduard Shalsi: Mua turp prej teje s'më ka ardhur e as do të më vijë...

Edmond Spaho: Ty s'të ka ardhur turp për gjëra më të mëdha e do të të vijë këtu. 

Eduard Shalsi: Më habit sjellje juaj vulgare...

Edmond Spaho: Më vulgar se ju nuk ka, që vini këtu e ndërprisni punën e komisionit. Vini e silleni si i fortë këtu. Për këtë duhet t'ju vijë turp e duhet të respektoni këta njerëz. Kjo është arroganca juaj që s'merrni pjesë në komisione. 

Eduard Shalsi: Ke mbledhur komisionin në mungesë të kuorumit të nevojshëm. është rast flagrant. 

(Spaho tenton të fikë mikrofonin e Shalsit)
 
Eduard Shalsi: S'ke për ta fikur kurrë. 

Florion Mima: O Shals, ç'a po bën o burrë?!

Eduard Shalsi: Si?! Çfarë po bëj mo?! Do më tregojë ky mua se ku kam qenë tre ditë?! 

Florion Mima: Po u mbyll tani ajo...

Eduard Shalsi: Pse nuk u mblodh komisioni në shtator?

Edmond Spaho: Se nuk vije ti, prandaj. Duhet të të luteshe ty, të të merrje dorën e të mblidhej komisioni. 

Eduard Shalsi: Thuaj që nuk e mblodha komisionin se për një çështje personale isha në Belgjikë. 

Edmond Spaho: As nuk e kam fare problem të pranoj të gjitha gjërat nëse i kam. 

Edmond Spaho: Je dredharak, z.Shalsi, je dredharak...

Eduard Shalsi: Do ta banalizosh tani? Do që të prish gjuhën? Të shpalos fjalorin? 

Edmond Spaho: Je dredharak...

Eduard Shalsi: Ik ore mashtrues, mos më thuaj mua dredharak. Mos e banalizo muhabetin. Do që të shpalosim fjalorin tani?
 
Ervin Bushati: Më mirë të bëjmë një pauzë. 

Edmond Spaho: Ta mbyllim mbledhjen?
 
Eduard Shalsi: Ç'është kjo, e keni zakon të bini në nivele ordinere? E përmende 7 herë që ka qenë Shalsi, ka qenë Shalsi, në një kohë kur për një muaj rresht nuk e mblodhe komisionin se ishe në Belgjikë për çështje personale.
 
Edmond Spaho: Atëherë ik nga kjo sallë.
 
Eduard Shalsi: Mblodhe komisionin pa kuorum. Si mund ta mbledhësh komisionin pa kuorum?
 
Florion Mimia: Z.Kryetar, a ka mundësi të vijojmë mbledhjen?
 
Gent Strazimiri: A ka mundësi (i drejtohet Vasilika Hysit) t'i thuash atij që ke në krah, që thotë se plehrat nuk janë mbledhje, të pushojë dhe të dëgjojmë kryetarin? E të vijojmë mbledhjen. Për të, plehrat nuk janë mbetje...
 
Eduard Shalsi: Aty e ke hallin ti...vazhdo.
 
Edmond Spaho: Ndërpresim mbledhjen e komisionit.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit  

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit