Report TV publikoi të mërkurën një dokument zyrtar të Gjykatës së Strasburgut, ku ishte shkruar e zeza mbi të bardhë se “Qeveria shqiptare për interes publik shembi një pallat duke paguar edhe kompensimin”. Pallati në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës u shemb nga IKMT në vitin 2013.
Vendimi Gjykatë së Lartë në Shqipëri citohet në dokumentin e Gjykatës së Strasburgut ku thuhet se “gjykata e lartë shqiptare la në fuqi vendimin e shkallës së parë ku kompensimi kap vlerën 11,639,800 euro.
Madje, Report TV transmetoi edhe pamjet kur përfaqësuesja e avokaturës së shtetit shqiptar flet në seancën gjyqësore që është mbajtur në Strasburg.
Lajmi padyshim përbënte interes publik pasi shuma e dëmshpërblimit del nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
Tjetërsimi lajmit nga mediat e tjera
Shumë media e ripublikuan lajmin e Report TV duke vendosur tituj të tjerë, madje duke e shitur lajmin si një pazar mes Ramës dhe Bashës, pasi një prej personave që e ka dërguar çështjen në Strasburg është vjehrri i kryetarit të PD.
Lajmi ngjalli interes tek qytetarët të cilët me të drejtë i drejtuan pyetje kryeministrit Rama në Facebook.
Përgjigja e kryeministrit kishte brenda epitetin e tij të preferuar media kazani.
“Mos u zhyt në kazanin mediatik se mund të marrës vesh edhe që toka është e sheshtë si tepsi”, ishte përgjigja e shefit të qeverisë.

(Përgjigjja e Ramës për komentuesin në Facebook)
Si një media që e publikuam lajmin në mënyrë ekskluzive faktuar me dokumentin e Gjykatës së Strasburgut na lind e drejta të pyesim kryeministrin:
Në këtë rast kush është media kazan? Ne që publikuam lajmin të shoqëruar me dokumentin apo ata që e transformuan duke e shitur si një pazarë mes kryeministrit dhe shefit të opozitës?

(Padia për kompensim financiar, siguruar nga Repot Tv)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com