Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Arta Dade, Gramoz Ruci, Besnik Baraj, Shalsi, Fatmir Xhafaj dhe Erjon Brace kanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputet socialist të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën.
Kjo bëhet e ditur në dokumentin e publikuar nga instituti, Open Data, ku deklarimet e të ardhurae janë bërë nga vetë deputetët.
Deklarimet e detajuara janë në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturor bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).
![lista deputete](http://www.shqiptarja.com/foto/250407.jpg)
(d.b/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)