​Deputeti i PD: Përhape dritë
kudo Elsie, i përket Parajsës!

​Deputeti i PD: Përhape dritë<br />kudo Elsie, i përket Parajsës!
Ndarja nga jeta e albanologut të shquar, Robert Elsie, ka prekur mbarë opinionit shqiptar. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë bërë për këtë humbje të madhe, mes të cilëve është edhe ai i deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ky i fundit shkruan në “Facebook” se albanologu Elsie ishte një njeri i pazhurmshëm, që i dha kumbim simfonie kulturës shqiptare.

Duke e quajtur të ndjerin Elsie një njeri modest dhe profesionist brilant, deputeti demokrat shkruan  se ai nuk ia kurseu asnjëherë dashurinë shqipes e Shqipërisë. Në mesazhin e tij prekës, deputeti nuk kursen vlerësimet e larta për albanologun e njohur, teksa shpreh dhimbje për këtë humbje dhe përulje nderimi për kontributin e tij.

“HOMAZH PER ROBERT ELSIE. Njeri i pazhurmshëm ishte Elsie, por që i dha kumbim simfonie kulturës shqiptare. Larg mediave të mbushur me hije qëndroi Elsie, por që përhapi dritë albanalogjie kudo. Nga larg ishte Elsie, por dashurinë nuk ja kurseu asnjëherë shqipes e Shqipërisë. Njeri modest ishte Elsie, por dhe profesionist brilant. I Tokës ishte Elsie, Parajsës i përket. Dhimbje për humbjen e tij e përulje nderimi për kontributin e tij. U prehtë në paqe deri në amshim!”, shkruan Boçi.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com




  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.