TIRANË - Videoja e publikuar dje në media ku punonjës të jetimores së Shkodrës dhunonin fëmijët ka shkaktuar debate të shumta në komisionin e shëndetësisë. Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi ka shpërthyer në një lumë akuzash ndaj drejtoreshës së këtij institucioni në Shkodër. Po ashtu ajo propozon që pas këtij rasti të inspektohen të gjitha qendrat e jetimoreve.

Klodiana Spahiu tha se nuk duhet ta përgjithësojmë çështjen pasi ky është një rast i veçuar. Por deputetja socialiste Olta Xhaçka mbështeti idenë e propozuar nga Vokshi për kontrollin e përgjithshëm.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka dënuar ngjarjen në Shkodër dhe ka larguar menjëherë nga puna punonjësit e jetimores si dhe i ka çuar ata për ndjekje penale.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)