Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një intervistë për Report Tv, tha se ata nuk kanë një axhendë të mirëfilltë për protestë. Ai theksoi se ata do të vijojnë mbështetjen e studentëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Sa i përket deklaratës së Berishës në lidhje me bashkëpunimin e forcave opozitare si një e vetme në vendoret e 2027-ës, Blushi theksoi se ky bashkim është i domosdoshëm për rrëzimin e kreut të qeverisë.
"Kjo është një protestë që duhet të mbështetet nga të gjithë. Mos prisni të keni një axhendë për protestën, por ne do të vijojmë mbështetjen e studentëve që kërkojnë dorëheqjen e Ramës. I bëj thirrje çdo shqiptari që t’i bashkohet kësaj revolte.
Qëndrimi i PL dhe Metës, është bashkim i çdo faktori. E vetmja pikë e kuqe është largimi i Edi Ramës. Është i domsodoshëm bashkimi i çdo force në zgjedhjet vendore”, tha Blushi.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Sherr në protestën e PD, militantët demokratë irritohen nga thirrja ‘Berisha në burg’! Godasin fizikisht qytetarin







