DIBER-“Mos bëj më provë të prekësh motrën time me dorë”. Këto kanë qenë fjalët me të cilat Nezim Manuka është konfliktuar me kunatin e tij Liridon Fishti pasi ky i fundit i kishte dhunuar fizikisht motrën e tij, Sh.F.
Kanë qenë uniformat blu që kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin duke i arrestuar të dy personat, si kunatin dhe bashkëshortin dhunues.
Ngjarja ka ndodhur në Dibër dhe është njoftuar me një komunikatë për shtyp nga policia.
Sipas Policisë, gjatë ditës së djeshme shtetasi Liridon Fishti, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup bashkëshortes së tij shtetases SH.F, 28 vjeçe.
Më pas në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar shtetasit Liridon Fishti dhe Nezim Manuka (vëllai i shtetases Sh.F) ku gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Liridon Fishti.
Policia porsa ka marrë njoftim ka ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë bërë arrestimin e shtetasëve:
-Liridon Fishti, 34 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale Dhunë në familje).
-Si dhe Nezim Manuka, 33 vjeç.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com