POGRADEC - Diana Mile, kandidate e koalicionit “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Pogradecit, ka prezantuar programin për drejtimin e kësaj bashkie gjatë një takimi me gra dhe vajza të këtij qyteti. Mile, e cila shoqërohej nga ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, si dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë fjalës së saj theksoi se, gratë dhe vajzat janë “forca që do ju kem krah në rrugën time për t’i dhënë ngjyra Pogradecit”.
Kandidatja e koalicionit të majtë nënvizoi se, në drejtimin e saj Bashkia e Pogradecit do të ketë pjesë të stafit të saj më shumë gra dhe vajza, ndërsa në programin e saj ka parashikuar mbështetjen e tyre maksimale. “Projektet e Bashkisë së Pogradecit do të mund të bëhen realitet me praninë më të madhe të grave dhe vajzave në vendimmarrje. Këshilli Bashkiak si asnjëherë më parë do të ketë 50% gra”, u shpreh Mile.
Kandidatja e ASHE u shpreh se, program i saj ka si pikë kryesore zhvillimin e turizmit katër stinor që në themel të tij do të këtë kontributin e grave dhe vajzave pogradecare. Meli po ashtu garantoi për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe në zhvillimin e gjithë bashkisë së re. “Të bëjmë realitet projektet tona, unazën e qytetit, të zbukurojmë vijën bregliqenore nga Lini në Tushemisht, të zhvillojmë zonat e Mokrës fisnike, të mos lejojmë të na shkojë dëm asnjë produkt bujqësor e të ndihemi krenarë që dimë të drejtojmë një Bashki të Madhe”, tha ajo.
Ndërsa ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, duke u ndalur te rëndësia e rritjes së rolit të grave në vendimmarrje, u shpreh se zgjedhjet lokale, janë zgjedhjet për familjet, janë zgjedhje për projekte që do të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët. “Çdo gjë që ju keni shqetësim të përditshëm, jam e bindur që me në krye të bashkisë një grua si Diana Mile, do të zgjidhen të gjitha hallet dhe që kanë familjet tuaja. Jam e bindur se kandidatja jonë do t’u qëndrojë pranë, do ju hapë dyert e Bashkisë”, u shpreh Gjosha.
Kurse ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u shpreh se zgjedhja që “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka bërë për të vendosur një grua në qytetin e Pogradecit, nuk është një zgjedhje rastësore. “Është zgjedhje nga frymëzimi që vjen nga të gjitha ju dhe nga ato qe ju përfaqësoni. Të gratë pogradecare, forcat politike PS dhe LSI kanë parë fuqinë e ndryshimit, kanë parë drejtimin e duhur, drejtimin nga ku nuk ka kthim mbrapa”, tha Kodheli.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com