Portieri i shumëpërfolur kohëve të fundit, Gianluigi Donnarumma ka rënë dakord për një kontratë të re me Milanin, duke përfshirë një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, e cila do të përgjysmohet në 50 mln euro nëse kuqezinjtë nuk kualifikohen për në Chamions League, raporton SkySport Italia.

Portieri 18-vjeçar sipas kësaj kontrate do të jetë tëk kuqezinjtë italian dhe për 5 vjetë të tjera dhe do të përfitojë 6 mln euro në sezon.

Gjithashtu në kontratë është përfshirë edhe vëllai i tij, Alfredo Donnarumma, ku thuhet se ky i fundit do të bashkohet me klubin si zëvendës i tij për 1 mln  euro në vit.

Sipas SkySport Gianluigi, ka hedhur poshtë një ofertë prej 13 mln euro në vit, të bërë nga Paris Saint-Germain.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com