​Dosjet, PD 'betejë' në Parlament:
Maxhoranca shkeli premtimin

​Dosjet, PD 'betejë' në Parlament:<br />Maxhoranca shkeli premtimin
TIRANE-Një mbledhje që ka zgjatur rreth 60 minuta me dyer të mbyllura por e fokusuar në një debat për qëndrimin e opozitës në parlament për ligjin e hapjes së dosjeve.

Burime nga grupi parlamentar demokrat bëjnë me dije se në fjalën e tij para deputetëve, kreu i opozitës e konsideron të papranueshëm përjashtimin e opozitës në përzgjedhjen e dy kandidaturave që zgjidhen nga Kuvendi si pjesë e strukturës së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Me dërgimin në Kuvend të votimit të dy kandidatëve, të dy të maxhorancës një nga PS dhe një nga LSI, Basha është shprehur në grup se, ishte rënë dakort fillimisht që propozimet do të vinin nga dy kahët politike, e kjo dakortësi është shkelur nga maxhoranca.

Kjo mësohet të jetë edhe porosia e kryetarit Basha për betejën e demokratëve në seancë këtë të enjte, pasi kjo çështje lidhet drejtëpërdrejt edhe me zbatimin e Reformës në Drejtësi ndërsa vetë opozita ka informuar për këtë situatë partnerë të Bashkimit Europian.

Ndërkaq të njëjta burime bëjnë me dije se është diskutuar edhe për prezantimin e buxhetit të 2017 sipas opozitës këtë të premte, ku demokratët kanë hartuar amendamentet e tyre dhe propozime konkrete për buxhetin e vitit të ardhshëm ndërsa vijohet diskutimi në komisionet kuvendore për këtë çështje. Mbledhja e grupit parlamentar u mbyll pa asnjë koment nga eksponentë të lartë të PD apo edhe si zakonisht nga kryetari Basha.

Kuvendi i Shqipërisë para disa kohësh ka miratuar ligjin për hapjen e dosjeve të ish - Sigurimit të shtetit, për të cilin do të krijohet një autoritet përgjegjës për hapjen e dosjeve dhe transparencën ndaj publikut dhe të gjithë të interesuarve.

Po kështu, në ligjin e Vetingut i cili është miratuar para disa muajsh, me kërkesën e Partia Demokratike, u kërkua që të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e rinj që do të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë të mund të verifikohen edhe për lidhjet me të shkuarën komuniste për shkak se në sistemin aktual të drejtësisë.

Autoriteti i Hapjes së Dosjeve që do të krijohet do të ketë në përbërje të tij pesë anëtarë, nga të cilët; njëri propozohet nga Këshilli i Ministrave, një kandidat i dytë nga shoqëria civile, një kandidat i tretë nga Shoqata e të Përndjekurve politikë dhe dy kandidatura jepen nga Kuvendi i Shqipërisë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh