Policia ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar 3.5 kg drogë në Këlcyrë. Gjatë aksionit policor, janë asgjësuar dhe 10 bimë kanabis sativa, si dhe është arrestuar autori i kultivimit të tyre.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Ferik Goxhaj, në fshatin Komarak, Këlcyrë, kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.
Si rezultat, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në një kasolle u gjetën 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në proces tharje. Gjithashtu, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në një ambient të hapur u gjetën të kultivuara 10 bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, të cilët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ferik Goxhaj, 69 vjeç, banues në fshatin Kumarak, Këlcyrë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com