​Duka nuk i dëgjoi koret raciste në
Maqedoni: Organizimi perfekt

​Duka nuk i dëgjoi koret raciste në<br />Maqedoni: Organizimi perfekt
Në një prononcim për Supersport, kreu FSHF-së, Armand Duka u shpreh se organizimi në ndeshjen Maqedoni-Shqipëri ishte perfekt, edhe pse në stadium u vërshëllye gjatë himnit shqiptar, tifozët nuk u lejuan të hynin në stadium dhe pati kore anti-shqiptare.
 
“Organizimi ishte perfekt dhe nuk e prisja që gjithçka të shkonte kaq mirë. Megjithatë, udhëtimi i largët ishte një problem më vete”, tha Duka.
 
Presidenti Duka pranoi se Shqipëria nuk e meritonte të dilte me një fitore nga Strumica për atë që dha në fushë.
 
“Sa i takon ndeshjes, të jem i ndershëm, e pranoj se nuk e meritonim fitoren. Natyrisht që mund ta kishim arritur, por edhe mund të kishim humbur. Duhet të jemi të kënaqur me barazimin”, u shpreh ai.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara