Policia ka referuar materialet në prokurorinë e Rrethit durrës për 36 vjeçaren, e cila dyshohet se e ka goditur mjeken për shkak të detyrës.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për T.M, vjeç 36, banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në lagjen nr. 4, në Qendren Shëndetësore Durrës, për shkak të detyrës, ka goditur me sende te forta mjeken A.SH, vjeç 28, banuese në Durrës. Neni 237 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com