DURRËS- Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme në Durrës, dhe një tjetër është vënë nën hetim, pasi u kapën duke lëvizur në qytet me armë. 

Është arrestuarit Florenc Daja 35 vjeç, banues në Durrës ndërsa ndiqet penalisht shtetasi me inicialet B.Sh.35 vjeç, banues po në Durrës.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Golf me drejtues shtetasin B.Sh.dhe pasagjer Florenc Daja,  në çantën e krahut të shtetasit Daja  u gjet dhe sekuestrua në një armë zjarri pistoletë model-54, lloji TT.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake
dhe e municionit".

durres levizte  me arme arrestohet
Arma e sekuestruar tip pistoletë TT dhe çanta ku mbahej

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com