Shkollat me probleme dhe pa kushte janë në çdo qark të vendit.
 
Nuk janë vetëm fshatrat thella, por edhe në mes të qyteteve ka shkolla të cilat janë me kushte skandaloze.
 
Një shkollë me shumë probleme është edhe “Isuf  Ferra” në lagjen 14, në Shkozet të Durrësit.
 
Prej shumë vitesh kjo shkollë nuk ka parë ndonjë ndërhyrje për rikonstruksion.
 
Në këtë institucion ndjekin mësimet 540 nxënës dhe 60 parashkollor.
 
Pamja që të ofron shkolla le shumë për të deshiruar, dyert e klasave janë të rrënuar në shumë raste nuk ka as xhama në dritare, laboratoret mësimore janë tejet të shkatërruar, bankat dhe karriget janë të shkatërruara.
 
Për shkollën “Isuf Ferra” është folur shumë se do t’i nënështrohet rikonstruksionit, por deri tani nuk është bërë asgjë.
 
Edhe këtë vit shkollor nxënësit e Shkozetit do të ndjekin mësimet në një ambient aspak normal për një institucion të dijes.
 
Bashkia e Durrësit si përgjigje të vetme ka refrenin e zakonshëm “shumë shpejt shkollat do t’i nënshtrohen rikonstruksionit”, por realitet tregon të kundërtën!

[gallery]23774[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com