​E çmendura ther një grua shtatzënë
i nxjerr fëmijën, mbijeton fatmirësisht

​E çmendura ther një grua shtatzënë<br />i nxjerr fëmijën, mbijeton fatmirësisht
Një grua e çmendur në SHBA, i preu fytin një gruaje tjetër shtatzënë dhe i nxori fëmijën e pa lindur nga barku në një përpjekje të sëmurë për të vrarë dhe atë.
 
Ashley Wade, 22 vjeçe, vrau Angelikque Sutton dhe pasi e vrau e preu dhe në bark në apartamentin e saj në Bronx, në Nju-Jork.
 
22-vjeçarja u gjet nga i dashuri i saj duke përkundur fëmijën dhe e shpëtoi këtë të fundit.

I dashuri i Wade telefonoi policisë pasi pa partneren e tij duke mbajtur fëmijën në duar.
 
Policia shkoi në shtëpinë e viktimës ku gjaku ishte shpërndarë dhe nëpër shkallë. Placenta dhe një thikë u gjetën në banjë afër trupit të pajetë të Sutton.
 
Fëmija, që erdhi në jetë 1 javë para kohe, është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton New York Post.
 
Kurse Wade është dërguar për kontroll në spital dhe ende nuk është nën akuzë.
 
Vazhdimisht ajo u thoshte fqinjëve se ishte shtatzënë para kësaj ngjarjeje tragjike.

Nuk është e qartë nëse Wade dhe Sutton njihnin njëra-tjetrën ose pse Sutton ndodhej në apartamentin e vrasëses.


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai