Dhuna në familje është kthyer në një problem mjaft serioz, teksa shumë gra vuajnë në heshtje skëterrën nga bashkëshortët e tyre.

Shumë raste denoncohen, por shumë të tjerë pranohen në heshtje. Një rast i fundit është denoncuar nga një 25-vjeçare shqiptare, e cila është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj turk. 

Mësohet se 25-vjeçarja shqiptare ka kërkuar urdhër-mbrojtje, pasi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëjetuesi i saj, 42-vjeçari B. P., banues në Turqi.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës i është përgjigjur kërkesës së të resë, duke lëshuar urdhër-mbrojtjeje ndaj saj. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com