​Ekskluzive/ Gjinushi: Saliu
shkatërroi ASH,Rama ta zgjidhë

​Ekskluzive/ Gjinushi: Saliu<br />shkatërroi ASH,Rama ta zgjidhë
Në mes të një debati të fortë për reformën në Akademinë e Shkencave, Report Tv ka intervistuar politikanin dhe anëtarin e saj, Skënder Gjinushin, i cili shprehet se Akademia është katandisur në këtë gjendje për shkak të asaj që ai e cilëson si “antireforma e Saliut në vitin 2007”.
 
Sipas Gjinushit, “Problemi i akademisë nuk është problem i emrave të veçantë, pasi debati që bëhet është shumë i gjerë dhe shumë i gjatë. Që pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri është hapur një debat, duhet akademia, sduhet akademia dhe sulmet ndaj saj janë shumë mediokër dhe dashakeqe. Sepse nuk debatohet se si ta rivendosim shkencën. Këtu është fjala ça do investojmë për shkencën dhe si do jete hierakia, kush do jenë institucionet, si do bëhet drejtimi dhe promovimi i punimit shkencor në Shqiperi.
 
Akademiku Gjinushi sqaron për Report Tv, shkaqet që e kanë cuar Akademinë në këtë gjendje ku ndodhet sot, mes një furtune debatesh.
 
“Pas debateve konstruktive dhe shterpë, pas debateve objektive dhe subjektive, reforma e akadamisë mund të thuhet me dy fjali. Në 2007 është bërë një anti reformë.  Reformë anti shkencës, ligjors, kushtetueses, parimeve baze të se drejtës, pasi kërkimi shkencor kalon në plan të dytë. Për pasoje Akademia u bë honorifike dhe tani ska ça të bëjë. Honorifike  do të thotë nje bord që mblidhet njëherë në gjashtë muaj ose një herë në vit”, vijon Gjinushi.
 
Gjithashtu ai shton se qeveria Rama ka disa vite që negocion me Akademinë për reformën por ende nuk ka vepruar dhe se kjo reform nuk bëhet me embargo.
 
“Qeveria Rama ka disa vite që negocion dhe diskuton me akademinë për të fshirë atë anti reformë por fatkeqesisht nuk është vepruar.  Shqipëria duhet te kete akademi si në të gjitha vendet normale. Reforma duhet të gjejë një zgjidhje hibride dhe jo një zgjidhje të njëanshme siç bëri 2007.  Reforma nuk bëhet me embargo sepse akademia nuk është Koreja e Veriut, kjo bëhet duke vendosur, kjo do të jetë reforma, ky do të jetë ligji, ky do jetë vendi që do ti japim kërkimit shkencor në Shqipëri”, shton Gjinushi.
 
“Kur flasim per Akademinë nuk flitet për emra të vecantë për njërin apo tjetrin, por flitet si do të vlerësojmë shkencëtarët e rinj.  Çfarë hapësire do ti japim, dhe si do të shpërblehen nga shoqëria, sepse tek truri nuk bëhet: të dhashë kaq lek, sa lekë më ktheve. Nuk bëhet fjalë për këta të lodhurit sot bëhet fjalë për të rinjtë, për të ardhmen.  Në një moment të caktuar mund të jenë futur dhe politikisht, mund të jenë bërë edhe zgjedhjet politike sic u bënë ca në 2007, apo edhe klanisht me grupime."

Gjinushi ironizon duke thënë se e ka peytur Sali Berishën në 2007-n, nëse e bëri reformën për inatin se nuk është bërë vetë akademik.
 
“Provuam të pashkelurën në 2007, e cila ishte një inat apo ça e kishte Saliu. E pyeta atherë Saliun mos e ke ngaqe nuk je bërë vetë anëtar, më tha jo.  Se di që edhe Edi ta ketë për të njëjtën arsye”,
shprehet ai.
 
Shifrat e investuara janë qesharake vijon Gjinushi duke theksuar se “kush ka folur për shifrat që ka marrë akademia këto ditë është qesharake se është turp ti përmendësh ato shifra.  Po ti mendosh këto shifra mendon se është ndonjë qëndër kulturore në fshat dhe academia ka bërë 3 milion lekë libra. Debati për investimet tregon që jemi shumë larg në investimet në shkencë”
 
“Kemi një avantazh se me reformën e këtyre institucioneve mund të tërheqim edhe trurin që është jashtë. Rama duhet të japin zgjidhjen, zgjidhjen e ka marrë, e ka në tavolinë, por siç duket nuk jua ka dhënë njerëzve shumë të zotë. Zgjidhja është si gjithë të tjerët”, përfundon Skënder Gjinushi intervistën për Report Tv.


 
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime