Shqiptari për të cilin mediat britanike shkruan dhjetra artikuj, Avni Metra ekstradohet në Shqipëri.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mancester u bë ekstradimi nga Anglia i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Avni Metra , 53 vjeç, lindur në Burrel, me shtetësi shqiptare dhe i identifikuar edhe me pasaportë Angleze lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, 53 vjeç, lindur në Gjakovë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me Vendim Nr.107 datë 12.02.2001 me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale " Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim " 2 herë dhe " Mbajtje pa leje të armëve luftarake“ parashikur nga nenet 78 - 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Shtetasi i mësipërm iu dorëzua patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Avni Metra pas dorzimit nga autoritet angleze policisë shqiptare
Mediat angleze
Avni Metra 53 vjeç fshihej prej 20 vitesh në Britaninë e Madhe duke u paraqitur si shtetas kosovar me emrin Avdul Mekra. Madje gjatë bisedës me gazetarët britanikë ai asnjëherë nuk pranoi se ishte nga Shqipëria, por pretendonte se ishte nga Gjakova dhese ishte larguar për shkak të luftës.
Ai u arratis për në Britani në vitin 1998 me pretendimin se jeta e tij ishte në rrezik, por nga hetimet u kontatua se çdo gjë kishte qenë një gënjeshtër.
BBC , Dailymail shkruajten një sërë lajmesh duke e përshkruar Metra si një vrasës të dyfishtë me origjinë shqiptare, që hiqej si refugjat për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Avni Metra
Vrasjet
Metra u dënua në mungesë për vrasjet që kishte kryer në Shqipëri, por një investigim që Daily Mail kreu vuri në pranga në 8 qershorin 2016, shqiptarin i cili kishte ndryshuar identitet në Borehamwood, Hertfordshire.
Avni Metra e ka kryer vrasjen në moshën 34-vjeçare, në prill të 1997, ku ai bashkë me një bashkëpunëtor, i arratisur në Angli, kanë goditur për vdekje një roje sigurie të quajtur Kadri Xhetani, i cili ka ndaluar dy bashkëpunëtorët, të cilët po vidhnin një fabrikë mielli. Por nuk ka mbaruar me kaq.
Metra dhe shoku i tij i kanë bërë pritë edhe vëllait të Kardi Xhetanit, menjëherë pas funeralit të vëllait dhe duke e sulmuar e kanë hedhur në një pyll pranë lumit. Motra e Kadri dhe Nevruz Xhetanit, e cila e ka identifikuar fytyrën e Avni Metrës ka thënë se Metra dhe shoku i tij e kanë prerë vëllanë e tij pjesë- pjesë ndërkohë që ai ishte gjallë, duke i hequr sytë dhe veshët.
Në vitin 1998, autoritetet e qytetit të Burrelit nisën hetimet për vrasjet masive dhe kjo solli arratisjen e anëtarëve të bandave, ndër to edhe të Avni Metrës. Ai ishte një ndër emigrantët e parë të Burrelit, i cili udhëtoi drejt Britanisë me një identitet të rremë kosovar.
Por edhe rruaja e tij Linda Lami, e cila ka katër fëmijë me Avniun, e ka cilësuar bashkëshortin e tij si një “psikopat” dhe “i aftë të bëjë çdo gjë”.
/Shqiptarja.com