Interpol Tirana ka ekstraduar nga Milano në drejtim të vendit tonë një 25-vjeçar i akuzuar për veprën penale të “Vrasjes të mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje“. Alfred Pjetri gjatë vitit 2012 ka plagosur një person, ndërsa Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burrg” për 25-vjeçarin.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, shtetasi Pjetri është arrestuar në territorin e rajonit të Monza-s në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ngjarja- Sipas njoftimit të policisë më datën 25.12.2013 shtetasi Alfred Pjetri dyshohet se ka shtënë me armë në lokalin e shtatasit me iniciale K. M në lagjen “Ndoc Mazi“ të Shkodrës. I pandehuri ka qëlluar në lokal për motive të dobta dhe si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një shtetas.
Deklarata e plotë e policisë:
Me datën 09.09.2015, në orën 17:30, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit Alfred PJETRI (RRETHI), 25 vjeç lindur në Gimaj, Shkodër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.362(1917), datë 24.05.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“, në ngarkim të shtetasit PJETRI (RRETHI), për kryerjen e veprave penale të “ Vrasjes në rrethana cilësuese“ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit“, parashikuar nga nenet 79/dh, 25-22, dhe 278 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com