ELBASAN-Një i ri është vënë në pranga ditën e sotme për vrasjen e Gazmend Sllami me armë gjahu në fshatin Gur i Zi në Elbasan.

Naim Hazizi 27 vjeç është vënë në pranga ditën e sotme nën akuzën se pengoi në zbulimin e së vërtetës për vrasjen e ndodhur në një kodër në fshatin Guri i Zi
Ndërkaq blutë kanë sekuestruar dhe armën e zjarrit.

“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë pasi dyshohet të ketë penguar në zbulimin e së vërtetës për vrasjen e ndodhur më datë 26.11.2016 në një kodër në fshatin Guri i Zi”.

Për vrasjen në fjalë para pak ditësh u arrestua 21-vjecari Altin Hazizi.

Para trupi gjykues, 21-vjeçari ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë shoku u tij Gazmend Sllami. Sipas tij, të dy të rinjtë kishin dalë për gjueti në kodrinën e fshatit të tyre, kur ai gabimisht shkrepi armën.

(d.b/Shqiptarja.com)