ELBASAN-Një nxënës ka humbur jetën në Elbasan ndërsa dyshohet se shkak është bërë një atak kardiak.

Ngjarja e rëndë është shënuar në shkollën ‘Ali Myftiu”, kur nxënësi L.S 17 vjeç banues në Katund të Ri ka pësuar humbje ndjenjash. Ai është dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht mjekët pavarësisht përpjekjeve nuk e kanë mbajtur dot në jetë.

Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të gjatë.

Njoftohemi se sot më datë 15.02.2017 në ambientet e jashtme të shkollës ‘Ali Myftiu’, shtetasit L.S 17 vjeç. Banues në fshatin Katund i Ri, i ka rënë të fikët.
Shtetasi është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe më pas ka ndërruar jetë. Vdekja dyshohet për shkaqe natyrale
”, bën të ditur në një njoftim të saj Policia që shton se mbi ngjarjen po kryen veprimet hetimore dhe procedurale.

nxenesi elbasan

(d.b/Shqiptarja.com)