​Elbasan, zbulohet pako me tritol
Policia:Do shpërthente me celula

​Elbasan, zbulohet pako me tritol<br />Policia:Do shpërthente me celula
ELBASAN-Një pako e dyshimtë pranë Teatrit Skampa në Elbasan alarmoi me të drejtë Policinë e Elbasanit, pasi rezultoi me eksploziv.

Pakoja u pikas nga kalimtarë të rastit të cilët njoftuan policinë e cila rrethoi perimetrin e vendit.
Nga kqyrja rezultoi se pakoja kishte në brendësi 300 gr C4.
 
Forcat xhenio në vendngjarje kryen shpërthim të kontrolluar të pakos së dyshimtë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të përcaktuar nëse lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të Fuad Verzivolli që ndodhej i parkuar, apo ka pasur destinacion tjetër. 




emri fuad

Njoftimi i policisë
Më datë 06.05.2017 në Lagjen "Luigj Gurakuqi", në Bulevardin kryesor në kryqëzimin "Kristoforidhi", është marrë informacion se në tokë poshtë një automjeti që ishte i parkuar ndodhej një pako e zezë e dyshuar me lëndë plasëse.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë evakuuar personat përreth duke vendosur perimetrin e sigurisë.
 
Në vendngjarje mbërritën forcat antieksploziv të Reneas, ku pas veprimeve të para rezultoi se brenda pakos kishte lëndë eksplozive.
 
Specialistët antieksploziv të RENEA-s më pas bënë çaktivizimin e lëndës plasëse.
 
Nga kqyrja paraprake rezultoi se brenda pakos kishte rreth 300 gramë lëndë eksplozive si dhe një aparat celular.
 
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të përcaktuar nëse lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të F.V që ndodhej i parkuar, apo ka pasur destinacion tjetër.


[gallery]22131[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?